"Publikimi tregon se kompanitë tona bëhen gjithnjë e më transparente në lidhje me punën e tyre dhe rezultatet e arritura që është bazë për krijimin e konkurrencës së shëndoshë", tha ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi në fjalimin në promovim.
- OKTA, EVN dhe Makpetrol janë tre kompanitë më të mëdha, ndërsa Telekomi i Maqedonisë, T-Mobile Maqedoni dhe Ura e gurit komunikime tre kompanitë më të suksesshme në Maqedoni për vitin 2009.
Sipas publikimit "200 ndërmarrjet më të mëdha në Republikën e Maqedonisë", botimi i shtatë i së cilës është promovuar sot, 200 kompanitë më të mëdha realizojnë 42,88 për qind nga të ardhurat e përgjithshme, ndërsa 200 më të suksesshmet 53,50 për qind nga përfitimi para tatimizimit të të gjitha subjekteve afariste në vend.
"Publikimi tregon se kompanitë tona bëhen gjithnjë e më transparente në lidhje me punën e tyre dhe rezultatet e arritura që është bazë për krijimin e konkurrencës së shëndoshë", tha ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi në fjalimin në promovim.
Sipas tij, renditja e firmave do të kontribuojë për afirmimin e tyre më të madh dhe tërheqje të investitorëve potencialë të huaj.
"Kompanitë që ishin në listë, në vitin 2009 kur më shumë ndjeheshin pasojat nga kriza globale, kanë realizuar të ardhura dhe kanë krijuar profit. Është evidente se mes tyre, nuk janë vetëm ato nga industritë e mëdha, energjetika, telekomunikimet...., por gjithnjë e më shumë ka edhe nga sektorë të tjerë si shërbime, teknologji informatike", tregti, theksoi Besimi.
Ai shfaqi shpresë se edicioni i ardhshëm më konkretisht do të tregojë në çka saktë ka të bëjë kualifikimi "kompani më të mëdha" përmes të dhënave për numrin e të punësuarve, investimeve dhe zhvillimit, pushtimit të tergjeve të reja...
Publikimin "200 ndërmarrjeve më të mëdha në Republikën e Maqedonisë" e përgatiti Qendra Euro Biznes SHPK-Shkup në bazë të të dhënave nga Regjistri qendror, me mbështetje të Ministrisë së Ekonomisë dhe ka për qëllim ta shpreh pozicionin e vërtetë të kompanive në treg.
Gjatë renditjes së kompanive janë marrë parasysh treguesit për të ardhurat e pergjithshme, neto përfitimin, suksesin në kuadër të veprimtarisë, qytetet në të cilat janë të locuara, si dhe krahasime me firmat më të mëdha dhe më të suksesshme në fqinjësë - Serbi, Kroaci dhe Slloveni.
OKTA siç qëndron në publikim, vitin e kaluar ka realizuar 25.214.932.283 denarë të ardhura të përgjithshme që është për 37,74 për qind më pak në krahasim me vitin 2008, EVN Maqedoni ka realizuar 21.310.411.824 denarë ose 15,39 për qind më shumë se në vitin 2008, ndërsa Makpetrol vitin 2009 e ka përfunduar me gjithsej 17.481.236.779 denarë të realizuara që është 27,73 për qind më pak nga viti 2008.
Përfitimi para tatimizmit të Telekomit të Maqedonisë për vitin 2009 arrin 6.501.352.158 denarë ose 0,81 për qind më pak se vitin 2008, i T-Mobile është 4.102.457.282 denarë që është 16,52 për qind më pak, ndërsa e kompanisë Ura e gurit komunikime, e cila është ndërmarrje në likuidsim arrin 3.725.804.394 ose 37,67 më pak nga viti i kaluar.
Vendet e para në listën e kompanive më të mëdha i mbajnë industritë e naftës edhe në Slloveni, Kroaci dhe Serbi, por ato në vitin 2009 kanë realizuar tre deri katër herë të ardhura më të mëdha nga OKTA.
Në listën e më të suksesshmeve në rajon janë gjithashtu edhe kompanitë nga sektori i telekomunikimit. Telekom Serbia ka realizuar 1,5 herë përfitim më të madh nga Telekomunikimi i Maqedonisë, ndërsa T-Mobile kroat dy herë.