Tubimi i qytetarëve do të bëhet ditën e shtunë tek Qendra Tregtare Çairçanja, me fillim në ora 12:30. Prej aty në mënyrë të organizuar protestuesit do të nisen drejt ambasadës serbe në Shkup. Lëvizja ZGJOHU, përmes këtij tubimi të qytetarëve dëshiron të protestojë kundër shprehjes së urrejtjes së huliganëve serbë ndaj popullit shqiptar.
Pas skandalit gjatë përballjes Itali - Serbi në të cilin u dogj flamuri shqiptar, Lëvizja Qytetare ZGJOHU! ka ftuar qytetarët në protestë të qetë para ambasadës serbe në Shkup kundër siç thuhet ksenofobisë serbe.
Tubimi i qytetarëve do të bëhet ditën e shtunë tek Qendra Tregtare Çairçanja, me fillim në ora 12:30. Prej aty në mënyrë të organizuar protestuesit do të nisen drejt ambasadës serbe në Shkup. Lëvizja ZGJOHU, përmes këtij tubimi të qytetarëve dëshiron të protestojë kundër shprehjes së urrejtjes së huliganëve serbë ndaj popullit shqiptar.
Lëvizja Qytetare ZGJOHU! do të organizojë protestë të qetë dhe paqësore para ambasadës së Sërbisë në Shkup në shenjë revolte kundër djegies së flamurit kombëtar shqiptar. Lëvizja ZGJOHU apelon deri te të gjithë qytetarët që të protestojnë qetë dhe me dinjitet duke mos përsëritur veprat e shëmtuara të Serbeve tha Zarije Jonuzi, përfaqësuese e Zgjohu.
Nga ZGJOHU konsiderojnë që djegia e flamujve nuk është në traditën e shqiptarëve dhe distancohet nga çdo tendencë për të ndërmarrë veprime të tilla në shenjë revolte dhe njoftojnë se do ti ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për evitimin e incidenteve eventuale.
Ftojmë të gjithë pjesëtarët që kanë ndërmend nesër të na bashkëngjiten, i ftojmë për dinjitet për qetësi dhe për qasje paqësore. Të tregojmë se ne nuk jemi si ata, ne jemi të ndryshëm, ne nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që të ndizet flamuri apo të ketë ndonjë ekses tjetër.
Ne prej këtij momenti distancohemi nga akte individuale tha Bekim Hoxha. Nga Zgjohu njoftojnë se protestuesit në mënyrë të organizuar me autobusë do të nisen nga qendra tregtare Çairçanja drejtë ambasadës serbe, me qëllim që të mos shkaktohet tollovi në komunikacion dhe pengesa për qytetarët.
( Bedri Rexhallari, Alsat-M)