E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas Partisë së Thaçit përmes këtij projekti, po shkelet Kushtetuta ndërsa shqiptarëve po u imponohet mësimi i maqedonishtes. Për PDSH-në, formulimi i gjuhës maqedonase si gjuhë shtetërore është në kundërshtim me kushtetutën e vendit e cila njeh dy gjuhë zyrtare.
PDSH: 'Strategjia e arsimit, imponon mėsimin e maqedonishtes'








Partia Demokratike Shqiptare ka akuzuar sot Qeverinë, për miratimin e strategjisë së arsimit të integruar, i cili parasheh që fëmijët shqiptarë gjuhën maqedonase të mund ta fillojnë në klasën e parë, të dytë apo të tretë.

Sipas Partisë së Thaçit përmes këtij projekti, po shkelet Kushtetuta ndërsa shqiptarëve po u imponohet mësimi i maqedonishtes. Për PDSH-në, formulimi i gjuhës maqedonase si gjuhë shtetërore është në kundërshtim me kushtetutën e vendit e cila njeh dy gjuhë zyrtare.

“Tentohet që nëpërmjet lojës, këngëve dhe valleve maqedonase, për fëmijët shqiptarë të realizohet qëllimi parësorë:supremacioni i maqedonasve, gjuhës maqedonase dhe akulturimi i shqiptarëve nëpërmjet imponimit të një kulture, tradite dhe gjuhe të një populli tjetër. Qëndrimi i Partisë Demokratike Shqiptare lidhur me këtë çështje është i njohur dhe i pandryshuar.

Ne jemi kategorikisht kundër mësimit të maqedonishtes nga nxënësit shqiptarë nga klasa e parë, në çfarëdo forme apo versioni qoftë ajo. Partia Demokratike Shqiptare në bashkëpunim me sektorin joqeveritarë,prindërit, nxënësit dhe arsimtarët do të vazhdoje ta kontestoje këtë Strategji, dhe në tërësi tërë politikën diskriminuese dhe antishqiptare të Qeverisë VMRO-BDI” tha Rudina Shaqiri, zëdhënëse e PDSH-së

Publikuar: 15.10.2010 | 16:04
Lexuar: 485 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime