E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Deficiti përfshin mungesë të mjeteve për shpenzime operative të organizatës botërore dhe për financimin e misioneve paqëruajtëse nëpër botë, në gjykatat speciale dhe të projektit për rindëretimin e ndërtesës në Nju-Jork.
KB ka kėrkuar 4,1 miliard dollarė nga vendet anėtare








- Kriza financiare globale solli deri te deficiti në arkën e KB-së për vitin 2010 me vlerë prej 4,1 miliardë dollarë, njoftuan mediat amerikane, duke iu referuar deklaratës së Anxhella Kejn, ndihmëse e sekretarit të përgjithshëm për çështje administrative në organizatën botërore.

Sipas Kejnit, shumica prej 192-vendeve anëtare janë detyruar "që t'i shtrëngojnë rrypat e tyre" për shkak problemeve ekonomike. Në disa raste vonimi i pagesave u dedikohet kalendarëve të ndryshëm financiare, të riemëruar nga vende të ndara. Ashtu është rasti me SHBA-në, ku viti financiar mbaron me 30 shtator.

Deficiti përfshin mungesë të mjeteve për shpenzime operative të organizatës botërore dhe për financimin e misioneve paqëruajtëse nëpër botë, në gjykatat speciale dhe të projektit për rindëretimin e ndërtesës në Nju-Jork.

Nga shuma e përgjithshme 3,2 miliardë dollar është deficiti në buxhetin e operacioneve paqëruajtëse.

Detyruesit më të mëdhej të KB-së janë: SHBA-ja me kotizime të papaguara me vlerë prej 1,2 miliardë dollar. Japonia ka borxh 645 milion dollar për buxhetin e operacioneve paqëruajtëse. Detyrimi i SHBA-së për operacionet paqëruajtëse arrin 431 milion dollarë, ndërsa i Greqisë është 102 milion dollarë.

Vetëm trembëdhjetë vende anëtare të KB-së tërësisht dhe me kohë i kanë paguar kotizimet e veta dhe anëtarësit- Australia, Azerbejxhani, Kanada, Kongo, Danimarka, Gjermania, Lihtenshtajni, Monako, Holanda, Singapori, Zvicra, Afrika e Jugut dhe Tanzania.

Publikuar: 15.10.2010 | 16:52
Lexuar: 566 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime