Rektori i USHT-së, prof. dr. Agron Reka, në fjalën e tij të rastit theksoi, se Universiteti Shtetëror i Tetovës, përveç aktiviteteve nga sfera e arsimit dhe shkencës, përherë ka shprehur gatishmëri për ndihmë për shënimin e ngjarjeve të rëndësishme kulturore, artistike dhe letrare.
Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë ,,Ditët e Naimit, gjatë ditës së sotme, më 15.10.2010, para auditorit, në amfiteatrin e Rektoratit të USHT-së u prezantua Laureati i Çmimit letrar ,,Naim Frashëri, poetja polake Eva Lipska.
Rektori i USHT-së, prof. dr. Agron Reka, në fjalën e tij të rastit theksoi, se Universiteti Shtetëror i Tetovës, përveç aktiviteteve nga sfera e arsimit dhe shkencës, përherë ka shprehur gatishmëri për ndihmë për shënimin e ngjarjeve të rëndësishme kulturore, artistike dhe letrare.
Ky manifestim, viteve të tjera, vetëm për një ditë është organizuar në universitetin tonë, edhe atë me rastin e promovimit të laureatit të Çmimit letrar, por këtë vit, gati të gjitha aktivitetet më të rëndësishme zhvillohen në hapësirat e Universitetit tonë, dhe kjo na bën nder dhe e inkurajon veprimtarinë krijuese, sidomos të kuadrit tonë arsimor dhe studentëve që merren me punë krijuese letrare.
Mu për këtë, stafi drejtues i Universitetit tonë, i mbështet ngjarjet e tilla kulturore, të cilat i bashkojnë njerëzit dhe i afirmojnë vlerat kulturore duke i afruar ato njëra me tjetrën, tha Rektori, prof. dr. Agron Reka, duke e përgëzuar poeten polake, Eva Lipska, për fitimin e Çmimit të madh të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë ,,Naim Frashëri.
Poetja Eva Lipska, e falënderoi stafin e USHT-së për nderimin që i bëhet asaj, duke theksuar se ndjehen mjaft e lumtur që gjendet në Tetovë dhe në USHT. Ajo tha se poezia dhe arti në përgjithësi është ambasadori më i mirë për afrimin e kulturave dhe popujve nga pjesë të ndryshme të botës.
Në shenjë respekti dhe mirënjohje për kontributin e veçantë, për afirmimin e letërsisë, artit dhe kulturës, Rektori i USHT-së, prof. dr. Agron Reka, laureates së Çmimit letrar ,,Naim Frashëri, të Festivalit të sivjetmë ndërkombëtar të poezisë ,,Ditët e Naimit, Eva Lipska i ndau pllaketë me emblemën e USHT-së.
Përndryshe, këtë vit, Festivali Ndërkombëtar i Poezisë ,,Ditët e Naimit, zhvillohet kryesisht në ambientet e USHT-së. Gjatë hapjes solemne të Festivalit, më 14.10.2010, u organizua ora poetike me poetët pjesëmarrës, ndërsa nga ana e Drejtorisë së Festivalit, Rektorit të USHT-së, prof. dr. Agron Reka, për kontributin dhe ndihmën e dhënë iu nda mirënjohje.
Gjatë hapjes solemne të festivalit, me programin e vet u prezantua edhe Orkestra kamertale e USHT-së, në udhëheqjen e dirigjentit, docent Fatos Lumani.