E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mësuesit thonë se shuma që për momentin u jepet për rrugë nga Komuna nuk i mbulon as dy ditë pune kur kihet parasysh se shkollat ndodhet në fshatra malore dhe për të shkuar atje duhet bërë 17 kilometra rrugë.
Arsimtarėt ndėrpresin procesin mėsimor, nuk u paguhet rruga
Arsimtarët e Shkollave Fillore periferike “Dituria” të fshatit Goshincë dhe Llukarë të Komunës së Likovës tani tre ditë kanë ndërprerë procesin mësimor në shenjë proteste ndaj mospagesës së shpenzimeve për transport nga ana e Komunës.

Mësuesit thonë se shuma që për momentin u jepet për rrugë nga Komuna nuk i mbulon as dy ditë pune kur kihet parasysh se shkollat ndodhet në fshatra malore dhe për të shkuar atje duhet bërë 17 kilometra rrugë.

“Ti blejmë 20 kuaj e të udhëtojmë me kuaj edhe pse edhe këtë transport që e kemi pas deri tash është vështirë të udhëtohet pasi që janë kushtet mjaft të rënda mirëpo nuk na kanë pengu as kushtet e rënda, as shiu e as bora, e po tash mundohet të na pengojë Qeveria e Gruevskit, por prapë se prapë është e pasuksesshme se ne patjetër duhet ta zhvillojmë procesin mësimor” tha Hajriz Mustafa, përgjegjës i Shkollës Fillore “Dituria” në Llukarë.

“Me 850 denarë ne nuk mund të lëvizim as tre hapa prej këtu sepse është një vend me rrugë të pa-asfaltuar, 17 kilometra ka largësinë prej shkollës qendrore deri në shkollën periferike. Dikush do të thotë mund të banoni atje, por për banim nuk ka kushte aspak, s’ka as kushte elementare çka do të thotë as ujë për pije nuk ka e jo të tjerat” tha përgjegjësi i Shkollës Fillore “Dituria” në Goshincë Ramiz Sinani.

Lidhur me këtë çështje askush nga komuna e Likovës nuk u prononcua, për shkak të mungesës së kryetarit Sadulla Duraku. Me problem të njëjtë ballafaqohen edhe mësuesit e shkollës fillore “Alija Avdovic” të fshatit Dreçavicë, komuna e Studenicanit. Arsimtarët më qëllim që mos ti lën nxënësit pa mësim janë detyruar që nga fshati Batincë deri në Dreçavicë të shkojnë në këmbë.

“Kryetari nuk është takuar me ne, ka dërguar kryetarin e këshillit edhe një këshilltar të shkollës mirëpo ata neve na kanë arsyetuar, në bisedën që kemi pas na kanë thanë që keni të drejtë mirëpo kur është përcjell mesazhi deri te kryetari, ai është përgjigj nëpërmjet drejtorit, dhe na tha nëse doni shkoni në punë nëse doni mos shkoni, kështu që ne e u prekëm dhe u ndjemë të nënçmuar, të diskriminuar.

Si është e mundur dikujt me ja zgjidh problemin, e tjetrit mos me ja zgjidh problemin” tha Naxhit Gavazi, mësues në Shkollën Fillore “Alija Avdoviç” në fshatin Dreçavicë. Sipas Gavazit, mësuesit e shkollës së Dreçavicës kanë paralajmëruar se për këtë gjendje do të ankohen edhe nëpër institucionet më të larta dhe do të kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë. Melihate Rustemi, Alsat-M

Publikuar: 15.10.2010 | 18:32
Lexuar: 691 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime