Në javën e 5-të skuadrat kryesuese do të përpiqen të arrijnë rezultate pozitive në transfertë. Ndeshja kryesore e kësaj jave është ajo e qytetit të Pukës, ku Tërbuni do të presë Partizanin në përballjen e javës së pestë.
Gjergji Mima
- Kategoria e Parë e futbollit do të rikthehet nesër pas pushimit dy javor si pasojë e ndeshjeve të Kombëtares ndaj Bosnjës dhe Bjellorusisë në kuadrin e eliminatoreve të kampionatit Evropian të futbollit.
Në javën e 5-të skuadrat kryesuese do të përpiqen të arrijnë rezultate pozitive në transfertë. Ndeshja kryesore e kësaj jave është ajo e qytetit të Pukës, ku Tërbuni do të presë Partizanin në përballjen e javës së pestë.
Në 360 minutat e para të kampionatit ekipi i trajnerit Neptun Bajko ka zhvilluar ndeshje më të mira jashtë fushe sesa në kryeqytet, ndonëse nuk ka marrë asgjë. Si në Lezhë, edhe në Pogradec, të kuqtë humbjen ua kanë faturuar gjykimeve, ndërsa ndaj Lushnjes janë dorëzuar 2-0 në kryeqytet.
Partizani dhe Tërbuni përplasen për herë të parë në një kampionat futbolli, por pukjanët janë koshientë se nesër ata presin vetëm emrin e skuadrës, pasi përbërja aktuale nuk ka lidhje me lavdinë e dikurshme. Partizani i këtij edicioni ka një mal me probleme, por ajo që bie në sy është përbërja e re dhe pa përvojë e të kuqve.
Mes dy ekipeve ka disnivele të dukshme, pasi pukjanët nuk kanë probleme financiare, lojtarët e njohin mirë njëri-tjetrin, pasi pjesa më e madhe e tyre janë produkt i shkollës së futbollit shkodran.
Gjithashtu Tërbuni në katër javë ka arritur të marrë 9 pikë kundrejt tre të Partizanit dhe ndodhet në krye të kategorisë së parë. Ndërsa te Partizani askush nuk paguhet, mungon terreni stërvitor, lojtarët janë akoma në fazën e njohjes së njëri-tjetrit, pasi grupi përbëhet nga rreth 40 futbollistë.
Ndërsa dy kryesueset e tjera me nga 9 pikë, Kamza dhe Tomorri, do të ketë ndeshje të vështira respektivisht në fushat e Bilisht Sport dhe Gramozit.
- Ndeshjet e javës së 5-të të Kategorisë së Parë
Të shtunën ora 14:30
Luftëtari-Ada
Pogradeci-Lushnja
B.Sport-Kamza
Vlora-Mamurasi
Beslidhja-Gramshi
Tërbuni-Partizani
Apollonia-Burreli
Gramozi-Tomori
- Renditja e Kategorisë së Parë pas javës së katërt
Kamza 9
Tomori 9
Tërbuni 9
Mamurrasi 7
Apolonia 7
Burreli 6
Pogradeci 6
Lushnja 6
Besëlidhja 5
Bilisht S. 4
Gramozi 3
Ada 3
Partizani 3
Vlora 2
Luftëtari 2
Gramshi 2