E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Filiali ballkanik i televizionit të Katarit do të transmetojë lajme dhe ngjarje aktuale në rajon në gjuhët lokale. Pritet që ai të ketë rreth 100 të punësuar, prej të cilëve 40 do të jenë gazetarë nga BeH-ja, Kroacia dhe nga Serbia.
Denis Latin do tė jetė drejtori i pėrgjithshėm i









- Drejtori i parë i përgjithshëm i televizionit të ri "Al Xhazira Ballkan" do të jetë Denis Latin, autorë shumëvjeçar i emisionit "Latinishtja", që transmetohet në televizionin publik kroat.

Me këtë përfunduan spekulimet që këtyre ditëve i liferonin mediat vendore elektronike dhe të shtypura rreth Goran Miliqit, Zekerija Smajiqit ose Ivica Luliqit si njerëz të parë të filialit ballkanik të televizionit të njohur të Katarit, shkruan gazeta e Banja Llukës "Nezavisne novine"

Goran Miliq i përgënjeshtroi pohimet se nga janari do të jetë në listën e pagesave të këtij televizioni.

Filiali ballkanik i televizionit të Katarit do të transmetojë lajme dhe ngjarje aktuale në rajon në gjuhët lokale. Pritet që ai të ketë rreth 100 të punësuar, prej të cilëve 40 do të jenë gazetarë nga BeH-ja, Kroacia dhe nga Serbia.

Në konkursin për punësim janë paraqiur qindra kandidatë, ndërsa mediat theksojnë se kjo aspak nuk duhet të habisë për shkak se rroga minimale e gazetarëlve do të jetë 1.000 euro, ndërsa kontratat do të nënshkruhen për pesë vjet.

"Al Xhazira" në gjurmim për gazetarë nga hapësirat e ish-Jugosllavisë

- Rrjeti televiziv "Al Xhazira Ballkans" do të punësojë rreth 40 gazetarë nga Bosnja e Hercegovina, Serbia dhe Kroacia, me pagë minimale prej 1.00o euro dhe marrëveshje për pesë vjet, publikuan sot mediat sarajevase.

Sipas burimeve të njejta, drejtor i përgjithshëm i kësaj shtëpie televizive do të duhej të jetë Goran Miliq, por në lojë për këtë funksion është edhe Zekiria Smajiq.

Në mesin e emrave të gazetarëve të cilët me siguri do të jenë pjesë e ekipit të "Al Xhazira Ballkans" janë Denis Latin, Ivica Puljiq dhe Mirjana Hërga, ndërsa ofertë joshëese ka marrë edhe gazetarja e FTV të Sarajevës, Arijana Saraçeviq-Helaq.

Mediat spekulojnë se selia e "Al Xhazirës" do të jetë me siguri në Qendrën e Bi-Bi-Si-së sarajevase, në sipërfaqe prej 800 metra katrorë, ku ndodhet studioja dhe redaksia.

"Al Xhazira" është konkurrentja më e madhe e të paradokohshmes Si-En-En-it të paprekshëm. Atë shtëpi në vitin 1996 e formoi sheiku Hamad bin Tamer al Tani. "Al Xhazira" emiton programe në gjuhën arabe dhe angleze, ndërsa ka edhe kanale dokumetare dhe madje 16 kanale sportive. Selia e televizionit është në Doha.

Publikuar: 16.10.2010 | 15:03
Lexuar: 446 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime