E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Por mungesa e një Ligji për Qeverinë e vështirëson edhe më shumë formimin e llojeve të tilla të qeverive. Pra në Kosovë nuk ka Ligj për Qeverinë, ndërkaq funksionimi i Qeverisë është i rregulluar me Nenin 95 të Kushtetutës së Kosovës.
Qeveri teknike apo qeveri e pakicės





Vendimi i LDK-së për tërheqje të ministrave të saj nga koalicioni qeverisë ka krijuar edhe një gjendje kaotike në institucionet e Kosovës. Në rastin konkret shteti i Kosovës ka vetëm një institucion legjitim e stabil, ai i kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Edhe presidenti edhe Kryeministri po edhe Qeveria e Kosovës tashmë janë në dorëheqje dhe juridikisht nuk kanë kompetenca ekzekutive për drejtimin e shtetit, përkatësisht qeverisë.

Prishja e koalicionit në prag të zgjedhjeve nacionale imponon nevojën e krijimit të një qeveria teknike apo qeveri të pakicës.

Por mungesa e një Ligji për Qeverinë e vështirëson edhe më shumë formimin e llojeve të tilla të qeverive. Pra në Kosovë nuk ka Ligj për Qeverinë, ndërkaq funksionimi i Qeverisë është i rregulluar me Nenin 95 të Kushtetutës së Kosovës.

Por as me Kushtetutë nuk është paraparë mundësia e rënies së një qeveria, prishjes së koalicionit apo formimi i një qeverie teknike apo qeverie të pakicës. Në pikën 4. të nenin 95 të Kushtetutës së Kosovës parashihet vetëm çështja e formimit të Qeverisë përkatësisht pamundësia e formimit të një qeverie pas mbajtjes së zgjedhjeve nacionale. Në këtë pikë të këtij neni thuhet: Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë.

Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre. 5. Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë. (bota sot)

Publikuar: 16.10.2010 | 16:26
Lexuar: 324 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Gjyq per abuzuesit (17/10/2010 16:37:21) Ja pra cdo dite po zbulojme mangesite ne ligje,e ne Kushtetute.Qeveria dhe Parlamenti gjeten kohe dhe u moren me rritje pagash per vete,me rritje privilegjesh e perfitimesh por kurre nuk u moren seriozisht me gjendjen e rende ne ekonomi,politike,arsim,shendetesi...Ne fund e sollen vendin ne krize edhe institucionale.E vodhen,e poshteruan dhe ne fund e lane edhe pa institucione per interesa krejt te ngushta personale.Gjyqet ne Kosove duhet seriozisht te merren me Hashim Thaqin,Fatmir Sejdiu dhe abuzuesit tjere me radhe.Turp te vije.Mallkimi qe u ka bere Kosova dhe populli i saj do tu shkoje gjithmone prapa !

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime