E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vendi i Selimit në polici me automatizëm i kalon Atifete Jahjagës (në foto me ish-presidentin e SHBA-së George Bush), e cila ka postin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës.
Nė krye tė Policisė sė Kosovės, Atifete Jahjaga






Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Behar Selimi dje është shkarkuar nga ky post me vendim të kryeministrit HashimThaçi, pas sugjerimit nga ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi.

Vendimi ka ardhur menjëherë pasi që Selimi ka bërë publike intencën për përfshirjen në politikë.

Vendi i Selimit në polici me automatizëm i kalon Atifete Jahjagës (në foto me ish-presidentin e SHBA-së George Bush), e cila ka postin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës.

Ministri Rexhepi i ka thënë KTV-së se përzgjedhja e drejtorit të përgjithshëm të policisë tashmë është në duart e kryeministrit Thaçi.

“Pas mbylljes së konkursit dhe përzgjedhjes së kandidatëve, lista i është dorëzuar kryeministrit dhe është në dorën e tij se për kë dhe kur do të vendosë”, ka thënë Rexhepi.

Nga ana tjetër, i larguari Behar Selimi, në një bisedë për KTV-në, ka thënë se shkarkimi ishte pasojë logjike e ngjarjeve dhe se kjo i ka lënë atij hapësirë për angazhimin politik.

Megjithatë, Selimi ka pranuar se ka pasur mosmarrëveshje me EULEX-in para pak ditësh, rreth nisjes së aksioneve në veri. Shefi në largim, Kermabo ka hezituar për shtrirjen e pushtetit në veri, për dallim nga KFOR-i dhe Policia e Kosovës. Selimi ka theksuar se është munduar të reformonte Policinë... për atë kohë sa e ka udhëhequr atë dhe tani e ka prioritet aktivitetin politik. Ai nuk ka mohuar informacionet e KTV-së se mund të bëhet pjesë e subjektit më të ri politik Fryma e Re (FER).

Publikuar: 16.10.2010 | 16:54
Lexuar: 1584 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime