Me 17 shkurt 2008 parlamenti i Kosoves me ane te nje deklarate shpalli pavaresine dhe krijimin e shtetit me te ri ne bote. Pavaresia kulmoi nje seri perpjekjesh shume te medha te kosovareve dhe gjithe shqiptareve per te ndrequr nje padrejtesi historike gati nje shekullore.
Si sot nje vit me pare Kosova shpalli pavaresine e saj, duke u bere keshtu shteti i dyte shqiptar ne Ballkan.
Me 17 shkurt 2008 parlamenti i Kosoves me ane te nje deklarate shpalli pavaresine dhe krijimin e shtetit me te ri ne bote. Pavaresia kulmoi nje seri perpjekjesh shume te medha te kosovareve dhe gjithe shqiptareve per te ndrequr nje padrejtesi historike gati nje shekullore.
Pas clirimit ne vitin 1999 me ndihmen e forcave te NATO-s, Kosova hyri ne nje periudhe te gjate tranzicioni dhe ne fund me bekimin e fuqive te medha shpalli pavaresine e saj.
Edhe ne kete pervjetor temperaturat jane te ulta, por atmosfera eshte shume e ngrohte. Kjo eshte nje dite e madhe per te gjithe shqiptaret dhe sot ajo do te jete nje feste.
Ne Prishtine kane shkuar nga te gjitha anet e botes kudo qe jetojne shqiptare me mijera persona per te festuar.
Prishtina eshte mbushur me flamujt kuqezi, flamujt e vendeve te ndryshme dhe me ate te Kosoves. Nje koncert i madh pritet te mbahet sot ne Prishtine.
Festime do te mbahen edhe ne qytete te tjera. Nderkohe, masat e sigurise jane shtuar pasi priten edhe tensione, sidomos ne pjesen veriore te Mitrovices.
Per kete arsye, dje ka pasur takime mes krereve te policise, KFOR-it dhe EULEX-it. Pjese e masave te sigurise eshte edhe nje kontigjent prej 600 trupash te KFOR-it, qe kane mberritur ne Kosove para dy ditesh.
Deklarata
Deklarata për pavarësi që me borohortje e miratoi Parlamenti i Kosovës, thekson se Kosova e pavarur do t'i përkushtohet paqës dhe stabilitetit, ndërsa shteti i Kosovës do të formohet në bazë të planit të Marti Ahtisarit.
"Kosova është shoqëri demokratike dhe multietnike", e cila do ta pranojë "praninë ndërkombëtare ushtarake dhe civile", theksohet në dokumentin.
Një ditë më vonë Kosovën e njohën tetë vende. Shteti i parë që njohu Kosovën ishte Afganistani, pastaj vijuan SHBA-të, Franca, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe, Australia dhe Senegali.
Të njëjtën ditë, Kuvendi serb konfirmoi vendimin e mëhershëm të Qeverisë serbe për pezullimin e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, ndërsa shefi i diplomacisë Vuk Jeremiq i tërhoqi ambasadorët nga shtetet që njohën pavarësinë e Kosovës.
Deri në fund të vitit të kaluar, Kosovën e njohën 53 shtete, në mesin e të cilave edhe 22 shtete-anëtare të BE-së, ndërsa në janar të këtij viti, Kosovën e njohu edhe Panamaja.
Kosova, në qershor, fitoi himnën e saj, ndërsa hyri në fuqi edhe kushtetuta e re kosovare.
Serbet hyne e dalin dhe askush ska mundesi te vendos ligjin
Nderkohe, nje ceshtje te ciles do ti kushtohet vemendje do te jete ajo e deputeteve serbe, te cilet kane vendosur qe te hyjne ne territorin e Kosoves, duke pretenduar se pavaresia nuk eshte shpallur dhe se Kosova eshte ende Serbi.
Ata do te kerkojne te sfidojne shtetin e ri dhe te lene ne hije festen e pavaresise. Mediat e huaja jane mbledhur ne Prishtine dhe vemendja do tu kushtohet atyre.
Pyetja qe shtrohet eshte se, si eshte e mundur qe keta deputete te hyjne lirisht ne Kosove? EULEX dhe UNMIK thone se nuk eshte pergjegjesi e tyre te ndalojne deputetet serbe, nderkohe qe zedhenesi i qeverise kosovare deklaroi se ata jane shtetas te lire.