Protestuesit në mënyrë të improvizuar disa minuta luajtën futboll para ambasadës dhe në fund i dhuruan asaj dy flamuj, atë të BE-së dhe NATO-s, duke përkujtuar se me djegien e flamurit shqiptarë serbët kanë djegur edhe gjasat për integrimin e tyre në këto dy institucione të fuqishme ndërkombëtare.
Qindra qytetarë, nën organizim të lëvizjes qytetare Zgjohu, protestuan sot qetë dhe në mënyrë dinjitoze para ambasadës serbe në Shkup, në shenjë revolte kundër djegies së flamurit shqiptarë nga huliganët serbë.
Protestuesit në mënyrë të improvizuar disa minuta luajtën futboll para ambasadës dhe në fund i dhuruan asaj dy flamuj, atë të BE-së dhe NATO-s, duke përkujtuar se me djegien e flamurit shqiptarë serbët kanë djegur edhe gjasat për integrimin e tyre në këto dy institucione të fuqishme ndërkombëtare.
Serbia akoma meret me djegie dhe jo me dialog, me dhunë jo me bashkëpunim, me barbarizëm dhe jo me qytetërim, me kërcënime dhe jo me shtrirje të dorës së pajtimit, tha Ismail Krifca, Lëvizja qytetare Zgjohu
Para ambasadës serbe në Shkup, protestuesit kërkuan nga shteti serb që tu kërkoj falje gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë.
Sot kemi ardhur këtu para përfaqësisë së shtetit serb në Maqedoni për të theksuar se shqiptarët nuk tolerojnë përdhosje të flamurit të tij kombëtarë dhe të tregojmë se 7 milion shqiptarët në rajon jemi një, sepse me të vërtet jemi një dhe i ndajmë vlerat e njëjta.
Prandaj konsiderojmë se shteti serb duhet të kërkoj falje të menjëhershme të gjithë shqiptarëve për këto akte të shëmtuara të qytetarëve të vetë deklaroi Ismail Krifca, Lëvizja qytetare Zgjohu
Protesta përfundoi e qetë dhe pa ndonjë incident. Për këtë sjellje dinjitoze, organizatorët falënderuan të gjithë protestuesit e sotëm. Bedri Rexhallari