E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mario Gomez ka shënuar 3 gola për Bajernin në fitoren 3-0 ndaj Hanoverit, duke u bërë dhe sulmuesi i vetëm i bavarezëve që arrin të shënojë gol në këtë sezon.
Bundesliga, Bajern rigjen sulmuesit




Edhe pse ka patur shumë mungesa në formacion, skuadra e drejtuar nga Van Gal ka arritur të rikthehet pas shumë kohësh te fitorja në “Allianz Arena”.

Bavarezët kaluan në vantazh në minutën e ‘21, kur shtatlarti Gomez shndërroi në gol një top të marrë nga Altintop.

Në të dytën Bajerni dyfishoi rezultatin sërish me Gomez. Sulmuesi i kombëtares gjermane vulosi rezultatin me golin e shënuar në minutën e ’90, pas topit të marrë nga Muller.

Pas këtij suksesi Bajern ngjitet në kuotën e 11 pikëve, 10 më pak se kryesuesit e Borusia Dortmund.

Ndërkohë, Hamburgu ka ndalur Mainz me rezultatin 1-0, skuadër kjo e cila nuk kishte pësuar asnjë humbje deri tani.

Publikuar: 17.10.2010 | 00:20
Lexuar: 263 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime