Meqë lëkura e të porsalindurit tuaj është shumë e ndjeshme, në zhvillim të shqisave të prekjes mund të ndikoni me anë të masazhesh së lehtë nëpër tërë trupin.
Pas lindjes, foshnja e ka të zhvilluar shqisën e të prekurit sikurse të rriturit. Megjithatë, lëkura e foshnjës suaj është shumë e ndjeshme dhe i pëlqen prekja e ngrohtë e cila i përkujton ngrohtësinë gjatë kohës kur ka qenë në barkun e nënës.
Meqë lëkura e të porsalindurit tuaj është shumë e ndjeshme, në zhvillim të shqisave të prekjes mund të ndikoni me anë të masazhesh së lehtë nëpër tërë trupin.
Duke u rritur foshnja, hulumtoni së bashku! Mblidhni materiale të ndryshme, siç është pambuku, vata, leshi dhe të ngjashme, vendosini një nga një në dorën e vogël të foshnjës suaj, dhe vështroni reaksionet e saj.