E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në shtatzëni zakonisht ritmi gjumit shpesh rrënohet, ndërsa me rritjen e barkut zvogëlohet mundësia që gruaja shtatzënë të flejë disa orë pa u zgjuar.
Pėr njė gjumė tė mirė nė shtatzėni





Që nëna e ardhshme të kalojë natën sa më qetë, pranë krevatit të rehatshëm, duhet të gjej një pozitë adekuate për gjumë. Ja disa këshilla për shtatzënat të cilat mundësojnë pushim të rehatshëm gjatë natës. Gjumi i qetë dhe i rehatshëm është i nevojshëm për secilën grua shtatzënë sepse para saj është një periudhë plot me sfida dhe brenga. Si fillim errësoni dhomën, vëni mbulesa të pastra dhe largoni kompjuterin prej dhomës ku flini.

Jastëkët

Vendosni disa jastëkë dhe shtrihuni mbi ta. Kjo do të duhej ta largojë foshnjën nga diafragma juaj, të zvogëlojë shtypjen dhe të lehtësojë frymëmarrjen tuaj. Mushkëritë do të jenë më të lira dhe nuk do të keni ndonjë dhembje apo jo rehati.

Uji

Konsumoni ujë të mjaftueshëm gjatë ditës por shmangni konsumimin e ngarkuar të lëngjeve pas orës 18. Në këtë mënyrë parandaloni që legeni juaj të jetë i mbushur gjatë kohës kur jeni duke pushuar dhe do të shkoni me rrallë në tualet. Mos pini kafe, sepse kafeina do të ju mundojë po ashtu.

Qumështi

Para gjumit pini një gotë qumësht të pasterizuar. Laktoza në qumësht është sheqeri i cili stimulon insulinën që ndihmon proteinat, siç është triptofani në qumësht ku hyn në tru, kjo lehtëson të flini. Nëse laktozën nuk ju tret lukthi lehtë, siç është rasti me shumë shtatzëna, provoni qumështin e sojës apo orizit.

Temperatura

ǒkyçni klimën apo ngrohësen nga dhoma e gjumit. E rëndësishme është që ti kontrolloni para se të fleni. Trupi lëshohet më lehtë në ambient të freskët. Përveç kësaj, shtatzënat shpesh e kanë të nxehtë, prandaj keni kujdes me temperaturën e dhomës.

Ilaçet

Nëse problemi me gjumin e dëmton shëndetin tuaj dhe të foshnjës konsultohuni me mjekun – ndoshta është e nevojshme që të merrni ndonjë ilaç që ndihmon. Ekzistojnë ilaçe të cilat i lejohen shtatzënave, madje edhe të porsalindurve, por keni kujdes dhe në çfarëdo rasti konsultohuni me mjekun tuaj.

Fleni në një anë

Shtrihuni anash. Preferohet në anën e majtë, sesa në të djathtën sepse më lehtë qarkullon gjaku drejt mitrës. Në bark nuk do të mund të fleni, por shmangni edhe pushimin në shpinë – në atë pozitë pesha e mitrës shtyp enët e gjakut të cilën e ushqejnë placentën dhe zemrën.

Publikuar: 17.10.2010 | 00:39
Lexuar: 659 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime