E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Linda Basha (Xhillari), është gruaja që shihni në fotografi dhe që nga fundjava e ardhshme, zyrtarisht do të jetë bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës.
Ja kush ėshtė bashkėshortja e re e Edi Ramės




NOA ka siguruar foton e Linda Bashës, gruaja e re e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.

Linda Basha (Xhillari), është gruaja që shihni në fotografi dhe që nga fundjava e ardhshme, zyrtarisht do të jetë bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës.

Lideri i opozitës ka konfirmuar vetë në një deklaratë për mediat lajmin për martesën e tij me Lindën.

“Është një moment i veçantë në jetën time që dëshiroj ta ndaj me të afërmit e miqtë në fund të javës së ardhshme”, tha shefi i Partisë Socialiste, Edi Rama.

Ai ka bërë publike të dhënat personale të bashkëshortes, e cila ka lindur në një familje tradicionale tiranase, me mbiemrin Basha.

Kreu i PS-së, theksoi se “Për të, vëllanë dhe motrën e saj dy prindërit pensionistë janë modeli i adhurueshëm i punës, kujdesit dhe dashurisë që mes plot vështirësish e sakrificash ndërtuan një familje të mrekullueshme”.

Sikundër edhe zoti Rama ka një djalë, Gregorin nga martesa e tij me aktoren Matilda Makoçi, edhe Linda Basha ka një vajzë, Rean, që studion arkitekturë.

Shefi i opozitës ka sqaruar se “Bashkëshortja e tij, Linda ka studiuar për ekonomi në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1993 ka kryer studimet Master për Ekonomi në Universitetin e New-York-ut dhe Universitetin e Europës Qendrore në Pragë. Prej vitit 1996 mban titullin Doktore e Shkencave Ekonomike”.

Linda Basha është një emër i njohur në administratën publike, pasi ka punuar në detyra të ndryshme ku nuk mungon dhe pedagogia part-time e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës.

Puna e saj e parë ka qenë në departamentin ekonomik të Kombinatit të Tekstilit në Tiranë dhe më pas në Agjencinë Kombëtare të Privatizimit pranë Këshillit të Ministrave, ku ka qenë edhe në funksionin e Drejtores së Përgjithshme deri në vitin 1998.

Më pas është përfshirë në aktivitetin e shoqërisë civile si drejtore ekzekutive e Qendrës për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor për dhjetë vite.

Aktualisht Linda Basha mbulon kërkimin dhe zhvillimin shkencor në këtë qendër që sot drejtohet nga Ylli Çabiri, të cilin Presidenti Obama e emëroi së fundmi si të vetmin shqiptar në bordin e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.

Linda Basha ka një përvojë të gjatë akademike si lektore e Financave Ndërkombëtare në Universitetin e Tiranës dhe Politikave Publike e Riskut Publik në Universitetin Europian të Tiranës.

Ajo është studiuese e fushave, që lidhen me zhvillimin ekonomik e social.

Sipas Ramës, për llogari të institucioneve ndërkombëtare ajo ka drejtuar punën dhe ka bashkëpunuar për studime mbi reformat për nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe biznesit, zbutjen e varfërisë, reformimin e sektorit të arsimit, zhvillimin njerëzor, qeverisjen e mirë, zhvillimin vendor, decentralizimin në Shqipëri e në rajon.
Ja kush është bashkëshortja e re e Edi Ramës- Linda Basha (Xhillari)

Linda Basha është gjithashtu autore e një sërë publikimesh brenda dhe jashtë vendit, si dhe pjesëmarrëse e ftuar vijimësisht në konferenca ndërkombëtare për këto fusha studimore.

Kryetari i Partisë Socialiste, thekson në deklaratën e tij se bashkëshortja e tij, Linda Basha nuk ka patur aktivitet politik dhe fusha e interesit të saj publik ka qenë e mbetet shoqëria civile shqiptare ku ajo është angazhuar vijimësisht për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, veçanërisht të fëmijeve, grave dhe minoriteteve.

Janë pikërisht këto kontribute të saj për të cilat është zgjedhur edhe anëtare prej disa vitesh në bordin e Fondacionit Soros për Shoqërinë e Hapur në Shqipëri, te cilin e drejton prej dy vjetësh.

Kreu i PS-së, Edi Rama lidhi kurorë këtë mesjavë me Linda Bashën, në një ceremoni larg mediave, mes miqve të ngushtë tij.

Për Edi Ramën kjo është martesa e dytë, pas asaj me aktoren Matilda Makoçi, me të cilën u nda në fillim të viteve '90 dhe nga e cila ka një djalë, Gregorin.

Kreut të Partisë Socialiste i ka uruar jetë lumtur dhe urimet më të mira edhe kryeministri Sali Berisha.

Publikuar: 17.10.2010 | 03:10
Lexuar: 1445 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Leonard Luka (21/05/2011 15:54:23) Duke pare forcen e drejtesise qe po hyn ne shqiperi,njoha Edi Ramen per te cilin sali berisha ka folur aq primitiv dhe me aq vulgaritet, kurjoziteti me shtyu me shume per te kerkuar ne internet, deri sa gjeta Linda Bashen dhe mgjth se nuk e njoh personalisht,mendoj qe eshte gruaja me e pershtateshme per kete kollos qe e do vendin e tij dhe lufton po ashtu sic do luftoja dhe une deri ne piken e fundit te gjakut po te isha ne shqiperi,per atdheun,per Tiranen,per lagjen e tij .JU UROJ NGA ZEMRA TE DYVE NJE JETE TE LUMTUR PLOT QETESI DHE DASHURI PER NJERI TJETRIN SEPSE NEPERMJET QETESISE TUAJ DO TE KETE MIRESI EDHE SHQIPERIA.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime