E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ata zbulojnë furnela druri ose robotë - fituesit e konkursit “Rinia kërkon”. Kështu ata japin një kontribut për përmirësimin e emrit të rinisë gjermane që shihet si e dhunshme dhe paarsimuar. Cila është e vërteta?
Fėmijėria dhe rinia nė Gjermani





Të gjithë në Gjermani kanë formalisht pas lindjes shanse të njëjta. Por nëse nuk ka ndodhur më parë, pas vitit të tretë të jetës në kopshtin e fëmijëve merret shija e parë e seriozitetit të jetës. 74 për qind e fëmijëve në perëndim dhe 90 për qind e atyre në lindje të Gjermanisë nuk shkojnë në asnjë institucion shtetëror ose privat. Kopshtet e fëmijëve ofrojnë koncepte të ndryshme. Disa prej tyre ofrojnë gjuhë të huaj, disa përqendrohen tek arti, të tjerat premtojnë lidhje me natyrën dhe ushqime biologjike.

Ndarje e hershme në shkolla

Kur fëmijët bëhen pesë ose gjashtë vjeç, shkolla fillore hap dyert për ta. Pas katër ose gjashtë vitesh, varësisht nga landi, ata ndodhen para pyetjes nëse do të vazhdojnë mësimin në shkollë kryesore (hauptschule) në shkollë reale ( realschule) apo në gjimnaz. Dëftesa e shkollës kryesore merret direkt pas klasës së 9-të. Rruga e mëtejshme e këtyre të rinjve është e vështirë. Gati një në tre nxënës së shkollave kryesore mbetet pa vend për mësimin e profesioneve. Prandaj shumica e prindërve përpiqen t’ i përgatisin fëmijët që të arrijnë të hyjnë në shkollën reale, ose më mirë në gjimnaz. Një e treta e nxënësve në Gjermani arrijnë të marrin maturën – diplomën më të lartë shkollore, ose dëftesën e shkollës reale.

Sport, shokë dhe internet

Por rruga për të marrë dëftesën përfundimtare është e gjatë dhe ka nevojë për disa ndryshime. Aktivitete sportive, marrja e mësimit të muzikës ose angazhimet shoqërore mbushin ditën e nxënësve në Gjermani. 84 për qind e 11 deri 17 vjeçarëve thonë se merren një herë në javë me sport. “Takimi me shokët” është aktiviteti më i preferuar i fëmijëve gjermane për kalimin e kohës së lirë. Kjo nuk ndodh më si më parë në rrugë, por gjithnjë e më tepër në internet, – online janë të gjithë.

Më shumë personale se sa politike

Politika nuk është temë e preferuar tek të rinjtë. Sipas një studimi me të rinjtë, një e treta e tyre interesohen për temat politike. Në vitet tetëdhjetë ishin dyfishi i tyre. Në atë kohë Gjermania ishte ende e ndarë, po ashtu ekzistonin ende NATO dhe Pakti i Varshavës, palët ishin të ndara nga njëra tjetra, dhe kishte shumë konfrontime. Rinia e sotme gjermane është kthyer në vlerat tradicionale, zellin, ambicien, rregullin dhe sigurinë, thotë studimi. Familja, shoqëria dhe partneriteti i japin të rinjve bazën e nevojshme. Dhe bota është përpara si kurrë më parë, një vit në SHBA ose në Francë? Por ashtu sikurse janë ngjitur kufijtë nga lartë, ashtu kanë zbritur ata nga poshtë. Lajme për “pirje alkooli deri për vdekje” ose për dhunën në shkolla errësojnë pamjen e fëmijëve dhe të rinjve në Gjermani.

Këto probleme nuk kanë prekur Stefan Dögen dhe Beatrice Dittes. Këta dy nxënës nga Lajpcigu zbuluan një furnelë me gaz e cila mund të përdoret në vendet në zhvillim. Për këtë ata morën një çmim të ministrisë gjermane për zhvillim.

Publikuar: 17.10.2010 | 12:22
Lexuar: 549 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime