E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nuk e kishin menduar ndonjëherë se duke rregulluar një antenë do arrinin të merrnin çmimin Nobel.
Historia e pabesueshme e zbuluesve tė Big Bang






Kjo është historia e pabesueshme e Arno Penzias dhe Robert Wilson, të cilët arritën të dëgjojnë zhurmën e ardhur nga cepat më të errët të galaktikës pas shpërthimit të madh Big Bang. Arno Penzias e Robert Wilson janë të pandarë, aq sa njëri nuk mund të imagjinohet pa tjetrin. Nga anonimati në katedrën e Nobelit, kjo histori duket aq e pabesueshme dhe fantastike sa gjithë ekzistenca e universit.

Në moshë të re, Penzias e Wilson përfunduan studimet për fizikë dhe astronomi por në vend që të viheshin në kërkim të ndonjë planeti a ylli, ata pranuan një ofertë pune në laboratorin e Bell. Të dy ishin të interesuar për radioastronominë dhe laboratori i Bell për kërkimin e satelitëve të telekomunikacionit, u mundësoi që të zhvillonin kërkimet e tyre ne qetësi dhe pa shpenzime. Ndërsa ndodheshin jashtë duke rregulluar antenën gjigante, e kuptuan se ajo nuk funksiononte plotësisht.

Gjatë provave u shtangën disa herë nga një zhurmë, e njëjtë me ato lloj zhurmash të dobëta që askush nuk u ka dhënë shumë vëmendje. Inxhinieri që vendosi antenën e kishte dëgjuar por nuk i kishte dhënë rëndësi. Por atyre nuk iu duk kështu pasi e kuptuan se bëhej fjalë për një zhurmë që do të revolucionarizonte shkencën e astronomisë dhe bazat e saj.

Me pak fjalë, nuk bëhej fjalë saktësisht për një zhurmë por për një sinjal zanor pas shpërthimit të Big Bang, i ndodhur miliarda vjet më parë, çka vërteton origjinën e universit. Në vitin 1965 Penzias dhe Wilson detajuan në një raport të saktë sinjalin që kishin kapur me antenë, duke shkruar një faqe shumë të rëndësishme në fushën e shkencës.

Publikuar: 17.10.2010 | 12:28
Lexuar: 472 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime