E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në manifestimin që është tradicional dhe mbahet 23 vjet me radhë, marrin pjesë shumë përfaqësues dhe delegacione nga vende të ndryshme të Evropës si Gjermania, Moldavia, Bullgaria, Bosnja e Hercegovina.
Kryetari i Komunės sė Sarajit, Blerim Bexheti pėr vizitė nė Stamboll








- Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi me qëllim të binjakëzimit me Komunën e Kirshehir dhe pjesëmarrjen në manifestimin "Java e devotshmërisë", njofton shërbimi për informim i komunës.

Në manifestimin që është tradicional dhe mbahet 23 vjet me radhë, marrin pjesë shumë përfaqësues dhe delegacione nga vende të ndryshme të Evropës si Gjermania, Moldavia, Bullgaria, Bosnja e Hercegovina.

Nikoqirë të Turqisë ishin kryetari i Parlamentit turk Mehmet Ali Shahin dhe ministri i Tregtisë në Qeverinë turke Nihat Ergyn.

Në takimin që realizoi Bexheti me kryetarin e Komunës së Kirshehir, Jashar Bahçexhi, të dy kryetarët folën për thellimin e bashkëpunimit mes dy komunave në shumë sfera të ndryshme, si në kulturë, arsim dhe ekonomi.

Gjithashtu, në kuadër të kësaj vizite Bexheti do të qëndrojë në Stamboll ku do të realizojë një takim pune me kryetarin e Komunës së Bajram Pashës.

Publikuar: 17.10.2010 | 05:12
Lexuar: 554 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime