E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për ndarje të re territoriale është edhe kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti, i cili thotë se, Çairi është komuna urbane me popullsi më të madhe, ku në një kilometër katror jetojnë mbi 18.000 banorë.
Komunat kėrkojnė korigjimin e ndarjes territoriale
Të pakënaqur me ndarjen teritoriale të vitit 2004, komuna e Haraçinës, deri te Ministria e Pushtetit Lokal dhe ajo e Transportit dhe Lidhjeve, ka ngritur nismë për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarje territoriale.

Kryetari i kësaj komune, Bastri Bajrami, për ALSAT-M thotë se kjo nismë ka për qëllim kthimin e tokave të komunës të cilat tani i takojnë dy komunave tjera, Gazi Babë dhe Ilinden. Sipas tij, kjo ndarje pamundëson që në tokat të cilat janë pronë e banorëve të Haraçinës të ndërtohet ndonjë zonë industriale. Ai thotë se ka raste kur një shtëpi i takon dy komunave, njëra pjesë bie në Haraçinë, ndërsa tjetra në Gazi Babë.

“Me ndarjen që është bërë atëherë, shumë komunave tjera u është bërë padrejtësi, por Haraçina është definitivisht e sakatuar me ndarjen teritoriale. Mund të paramendoni gjysma e Haraçinës me teritor është në komunën e Gazi Babës, ndërsa banorët me adresa banojnë në komunën e Haraçinës. E njejta gjë është bë edhe me komunën e Ilindenit, faktikisht të gjithë tokat që punohen janë të banorëve të Haraçinës dhe me të drejtë ky teritor i takon komunës tonë”, thotë Bastri Bajrami, kryetar i komunës së Haraçinës.

Për ndarje të re territoriale është edhe kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti, i cili thotë se, Çairi është komuna urbane me popullsi më të madhe, ku në një kilometër katror jetojnë mbi 18.000 banorë.

“Ka nevojë dhe me siguri do të paraqitet nevojë, jo vetëm për shkak të Çairit, po për shkak se brenda 85 komunave ka komuna që janë politike, komuna që nuk kanë kapacitet të zhvillohen.

Mendoj se numri i komunave, i duhur për Maqedoninë mund të sillet diku 50 deri 60 komuna. Në momentin kur do të hapet debati për ndarje të re teritoriale ne me shumë vigjilencë do ta ndjekim sepse kjo është ndër çështjet më të rëndësishme të komunës së Çairit”, thotë Izet Mexhiti, kryetar i komunës Çairit.

Ndërsa, ministri i pushtetit lokal Musa Xhaferi, thotë se ndarja territoriale e vitit 2004 ka qenë një kompromis që mos të ketë ndarje etnike të komunave.

“Arritëm të gjejmë dhe të balansojmë të gjejmë një optimum të asaj ndarje, për arsye se ajo mund të rrezikonte që të ndahen në vija etnike komunitetet dhe ajo nuk do ti shërbente qëllimit dhe decentralizimit”, shton ministri Xhaferi.

Kryetari i komunës së Haraçinës, Bajrami thotë se nëse Qeveria nuk pranon një nismë të tillë, atëherë haraçinasit do të kërkojnë bashkim me qytetin e Shkupit. Sipas tij me ndarjen e vitit 2004, komunave me shumicë shqiptare iu mor pjesa më e madhe e tokave ndërtimore, të cilat janë kusht për zhvillimin e tyre ekonomik.
Nevzat Mamuti

Publikuar: 17.10.2010 | 14:15
Lexuar: 512 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime