Autobusët janë të pajisur me motor britanik, i cili e plotëson normën EURO4, ndërsa instalimi i poshtëm, respektivisht ndërruesi i shpejtësive dhe sistemi për drejtim dhe ndalim janë të prodhimit gjerman.
- Prototipi i parë i autobusëve dykatësh që Qeveria e Republikës së Maqedonisë duhet t'i furnizojë për NPT "Shkupi" sot në fabrikën "Jutong" në Zhengzhou, Republika Popullore e Kinës u prezantua para delegacionit të Maqedonisë, i kryesuar nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, njofton korrespondenti i MIA-s.
Delegacioni, në të cilin ka ekspertë nga Fakulteti i Makinerisë në Shkup, Byroja për Metrologji dhe NPT "Shkupi" kishte ngarje promovuese me autobusin dykatësh të përpunuar në retro stil që përkujton në autobusët, të cilët në vitet e 50-ta të shekullit të kaluar kanë qarkulluar nëpër metropolën e Maqedonisë.
Ekspertë nga Maqedonia në disa ditët e ardhshme duhet të konfirmojnë se autobusi i plotëson normat e projektuara dhe karakteristikat teknike pas çka prototipi duhet të dërgohet në homologacion në Gjermani. Autobusi i parë dykatësh në Shkup duhet të arrijë në mars të vitit të ardhshëm.
Sipas kontratës, 66 të parët nga 202 autobusët dykatësh nga të cilët dy panoramikë duhet të sillen në Shkup në dhjetor të vitit të ardhshëm, 66 të ardhshmit deri në dhjetor të vitit 2012 dhe 68 autobusët e fundit në dhjetor të vitit 2013.
Autobusët janë të pajisur me motor britanik, i cili e plotëson normën EURO4, ndërsa instalimi i poshtëm, respektivisht ndërruesi i shpejtësive dhe sistemi për drejtim dhe ndalim janë të prodhimit gjerman.
Kompania kineze është prodhuesi i dytë i autobusëve në botë dhe në vitin 2009 nga linjat e saj prodhuese kanë dalë 28.186 autobusë, ndërsa për këtë vit planfikojnë prodhim prej rreth 40.000 autobusëve. Kompania e cila ka të vendosura standarde më të larta për prodhimin dhe mbrojtjen e pjesëve karoserike dhe linjës katode për ngjyrosje elektronike me çka dukshëm përmirësohet jetëgjatësia e tyre dhe antikorozioni, brenda ditës mund të prodhojë nga 170 autobusë.
"Jutong" në Panairin ndërkombëtar të sivjemë në Shangai në konkurrecë me një numër të madh të prodhuesve të autobusëve e mori çmimin për përpunues më të mirë të autobusëve të vitit.