Ekipi i Dinamos, kampion në fuqi i Shqipërisë në fudboll, ka zhvilluar nje ndeshje miqesore në ditën e Pavarësisë së Kosovës, me ekipin vendas, Prishtinën, një ndeshje që ka mbledhur me mjera shqiptar nga te dy shtetet ne stadiumin e Prishtines dhe vete presidentin e Kosoves Fatmir Sejdiun.

Takimi, ështe organizohet nën patronazhin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, mundësohet nga Federata Shqiptare e Futbollit, ndersa ndeshja ka perfunduar me barazim 1 me 1.
Afrim Tovërlani, trajner i kampionëve të Kosovës, tha se e njihte "kundërshtarin" dhe se organizimi i kësaj ndeshje tregon dhe një herë se nuk po feston vetëm Kosova, por edhe Shqipëria.
Nuk kanë munguar vlerësimet për këtë ndeshje dhe nga tifozët e Prishtinës "Plisat", të cilët kanë përgatitur një spektakël ia ka rritur dhe më shumë vlerën një vjetorit të pavarësisë.
Numra të ndryshëm koreografikë, të përgatitur enkas për këtë takim, kane qene një atmosferë edhe më festive ndeshjes mes dy kampionëve, që ka filluar në orën 14:00 në stadiumin e Prishtinës. Hyrja ka qene falas për qytetarët.