E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nënshkruesit e Marrëveshjes konstatojnë se qëllimi dhe interesi i kësaj Marrëveshje është vendosja e bashkëpunimit të ndërsjellë në punën kërkimore-shkencore dhe edukative-arsimore në sferën e arsimit, në fushat ekzistuese në të dy universitetet, si faktor i zhvillimit ekonomik, arritje e rezultateve më të larta dhe kualitetit në fushën e arsimit dhe shkencës në Republikën e Maqedonisë.
USHT-ja dhe UTM-ja nėnshkruan Marrėveshje pėr bashkėpunim shkencor dhe arsimor











Gjatë ditës së sotme, në Rektoratin e USHT-së u nënshkrua Marrëveshja për bashkëpunim në mes Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Universitetit për Turizëm dhe Menaxhment nga Shkupi. Me anë të kësaj Marrëveshje, të cilën e nënshkruar rektorët e dy universiteteve, prof. dr. Agron Reka dhe prof. dr. Ace Milenkovski, parashihet bashkëpunimi shkencor dhe arsimor në mes Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Universitetit për Turizëm dhe Menaxhment nga Shkupi.

Nënshkruesit e Marrëveshjes konstatojnë se qëllimi dhe interesi i kësaj Marrëveshje është vendosja e bashkëpunimit të ndërsjellë në punën kërkimore-shkencore dhe edukative-arsimore në sferën e arsimit, në fushat ekzistuese në të dy universitetet, si faktor i zhvillimit ekonomik, arritje e rezultateve më të larta dhe kualitetit në fushën e arsimit dhe shkencës në Republikën e Maqedonisë.
USHT-ja dhe UTM-ja nënshkruan Marrëveshje për bashkëpunim shkencor dhe arsimor

Me anë të kësaj Marrëveshje parashihet që fillimisht të realizohet bashkëpunimi në ndërmarrjen e iniciativës me interes të përbashkët për të dy institucionet e arsimit të lartë, edhe atë: Shkëmbimi i përvojave në fushën e planeve dhe programeve mësimore, si dhe punën kërkimore-shkencore; realizimi i përbashkët i programeve dhe projekteve kërkimore-shkencore; mundësi për bashkëpunim për publikimin e revistave të përbashkëta, librave, si dhe bashkëpunim në kuadër të revistave dhe publikimeve ekzistuese; organizimi i tubimeve të përbashkëta shkencore dhe profesionale (kongrese, simpoziume, seminare, kollokviume), si dhe tubime të tjera shkencore dhe profesionale me tema nga interesi i përbashkët; nxitje e veprimtarisë shkencore në fushat që realizohen në të dy universitetet, shkëmbim i mësimdhënësve dhe punonjësve shkencorë, me status të mësimdhënësve universitarë, shkëmbim të studentëve dhe mundësi për përsosje shkencore në studimet e magjistraturës dhe doktoratës; shfrytëzim të përbashkët të fondit bibliotekar, nga ana e mësimdhënësve dhe studentëve.
USHT-ja dhe UTM-ja nënshkruan Marrëveshje për bashkëpunim shkencor dhe arsimor

Me këtë Marrëveshje të nënshkruar gjatë ditës së sotme, pa ashtu parashihet edhe nxitja e zhvillimit të turizmit dhe rritja e profitit në sferën e turizmit, duke e mbështetur bashkëpunimin e ndërmarrjeve dhe organizatave turistike në Maqedoni dhe më gjerë, si dhe nxitja e agjencive turistike, operatorëve të turneve dhe shoqatave të tjera nga fusha e turizmit, që të marrin pjesë në aktivitete komerciale dhe kulturore-turistike, të cilat organizohen në Maqedoni dhe jashtë vendit.
USHT-ja dhe UTM-ja nënshkruan Marrëveshje për bashkëpunim shkencor dhe arsimor

Publikuar: 18.10.2010 | 08:14
Lexuar: 657 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime