E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pas akuzave të një dite më parë të deputetit të BDI-së Talat Xhaferi se dosjet e tre funksionarëve janë fabrikuar nga Hisen dhe Rexhep Musliu, sot personat e akuzuar u kundërpërgjigjën. Ata i quajtën akuzat e Xhaferit, të pa argumentuara dhe paralajmëruan padi penale ndaj tij.
BDI dhe PDSH pėrplasen pėr 'spiunėt'











Rriten tensionet mes BDI-së dhe PDSH-së për dosjet e tre funksionarëve të lartë të partisë së Ahmetit, të shënjestruar si bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete. Pas akuzave të një dite më parë të deputetit të BDI-së Talat Xhaferi se dosjet e tre funksionarëve janë fabrikuar nga Hisen dhe Rexhep Musliu, sot personat e akuzuar u kundërpërgjigjën. Ata i quajtën akuzat e Xhaferit, të pa argumentuara dhe paralajmëruan padi penale ndaj tij.

“Në çfarë detyre ai u kyç në UÇK. Tre muaj para se të kyçet në UÇK, me cilën funksion aktual të shërbimit sekret ushtarak të ARM-së i kaloi bashkarisë, çfarë detyra mori ai që të kyçet në UÇK dhe ne UÇK ai u kyç me dy emblema. Një emblemë para pjesëtarëve udhëheqësish së U[K-së e kishte emblemën e U[K-së kurse përbrenda e kishte yllin të ish Armatës së Maqedonisë, Jugosllavisë dhe si më vonë po ky Talat Xhaferi u bo komandant i brigadës 116 që përfshinte Gostivarin dhe rrethinën” tha Hisen Musliu ish punonjës policie.

Në reagimin e Rexhep Musliut, edhe ai i akuzuar nga BDI, thuhet se ‘me plot përgjegjësi penale dhe materiale pohoj se asnjëherë në jetën time dhe karrierën profesionale nuk kam marrë pjesë në akte kriminale të falsifikimit të dokumenteve, as edhe të dosjeve të shërbimeve sekrete në Republikën e Maqedonisë. E porosis Talat Xhaferin dhe partinë e tij se akuzat e lëshuara në konferencën për shtyp do të kenë mundësi t’i argumentojnë para organeve kompetente të gjyqësisë” thuhet në reagimin e Rexhep Musliut.

Në BDI përsëritën edhe një herë se fabrikues të dosjeve të tre funksionarëve të tyre është PDSH-ja. Abdylaqim Ademi tha se BDI-ja prej sot nuk do të komentojë dhe as do t’u përgjigjet akuzave të mëtejshme të PDSH-së lidhur me të ashtuquajturat dosje të fshehta. BDI ka punë shumë më serioze se sa të marrë pjese në tragjikomedinë e quajtur “PDSH-UDB” “Më duhet të them në emër të udhëheqësish së partisë sonë, se BDI-ja nuk e ka më mendjen të humbë kohë me këtë parti politike, e cila për shkak se nuk ka çka ti ofrojë elektoratit, mundohet të përçajë popullin, si gjithmonë që ka vepruar që nga themelimi i saj, dhe atë me intriga nga më të ulëtat dhe me fabrikime sipas instruksioneve të strukturave të cilat që nga formimi i kësaj të ashtuquajtur parti politike janë këshilltarë kryesor të saj, dhe atë jo vetëm për formimin por edhe për mënyrën e veprimit të saj” tha zv/kryeministri Abdylaqim Ademi.

Ka reaguar edhe partia e Thaçit. “Duhet ta dini, nëse nuk e dini, atëherë jua përkujtojmë se do të viheni përpara drejtësisë gjermane, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë. Kurse këtu në Maqedoni pas rrëzimit nga qeveria, ju spiunë serbë do të keni telashe serioze me gjyqet në Maqedoni. Jeni shastisur krejt dhe nuk dini çfarë bëni.
Adresa ku duhet të drejtoheni janë; Beogradi, Komisioni për Lustrim, Gjyqësori qoftë në Maqedoni qoftë jashtë dhe llogarinë përfundimtarë do ta jepni para shqiptarëve, si këtu ashtu edhe para atyre në Kosovë dhe Shqipëri” thuhet në reagimin e PDSH-së.

Akuzat e ndërsjella mes PDSH-së dhe BDI-së filluan pasi Shpend Lushi nga Tetova në Komisionin për Lustrim dorëzoi tre dosje të funksionarëve të lartë të BDI-së si bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete serbe. Shkëlzen Aqifi, Alsat-M

Publikuar: 18.10.2010 | 18:16
Lexuar: 566 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime