E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kostoja e furnizimit është me vlerë 331.580,00 denarë, kurse vendosjen e shenjave e realizon NP “Komunalec” nga Gostivari në koordinim me Seksionin për komunikacion pranë Komunës së Gostivarit dhe me pajtueshmëri të Stacionit të polcisë rrugore.
Komuna e Gostivarit vendos shenja tė reja trafiku









Me ndryshimin e regjimit të trafikut në disa rrugë të qytetit, u shfaq nevoja për shenjëzim të ri vertikal. Krahas këtyre rrugëve, shenja të reja trafiku janë vendosur edhe nëpër rrugëkryqet ku kanë munguar ato, ose shenjat ekzistuese kanë qenë të dëmtuara.

Do të vendosen gjithsej 110 shenja për rrezik, urdhra të prera dhe për lajmërim, si dhe tabela për shënim të vendbanimit dhe tabela udhërrëfyese me sipërfaqe të përgjithshme prej 30 m katrorë.

Në bazë të tenderit të shpallur, si ofertues më i mirë për furnizimi me shenja të komunikacionit për shenjëzimin vertikal është përzgjedhur SHPTNJP Enterekst-R.

Kostoja e furnizimit është me vlerë 331.580,00 denarë, kurse vendosjen e shenjave e realizon NP “Komunalec” nga Gostivari në koordinim me Seksionin për komunikacion pranë Komunës së Gostivarit dhe me pajtueshmëri të Stacionit të polcisë rrugore.

Krahas shënjëzimit vertikal, NP “Komunalec” në vazhdimësi intervenon edhe në shenjëzimin horizontal në rrugëkryqet kryesore të qytetit, në varësi nga nevoja dhe kushtet atmosferike.
Komuna e Gostivarit vendos shenja të reja trafiku

Publikuar: 18.10.2010 | 21:03
Lexuar: 898 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime