Ekonomia e Holandës është në recesion të thellë, paralajmëroi sot kryeministri i vendit Jan Peter Balkenende, pas publikimit të parashikimit për zvogëlimin e aktiviteteve ekonomike për vitin 2009 për 3,5 për qind dhe heqjen e 120.000 vendeve të punës.
Ekonomia e Holandës është në recesion të thellë, paralajmëroi sot kryeministri i vendit Jan Peter Balkenende, pas publikimit të parashikimit për zvogëlimin e aktiviteteve ekonomike për vitin 2009 për 3,5 për qind dhe heqjen e 120.000 vendeve të punës.
Byroja holandeze për analizë ekonomike (CPB) parashikon dobësim të ekonpmisë dhe me këtë e shkurtoi projeksionin qeveritar për rritje në këtë vit prej 1,25 për qind, transmetuan agjencitë.
CPB-ja, e cila është këshilltar qeveritar për planifikim buxhetor, parashikoi edhe deficit të buxhetit prej tre për qind në vitin 2009 dhe 5,5 për qind në vitin 2010, që paraqet kthesë të madhe lidhur me projeksionin qeveritar të shtatorit për suficit buxhetor prej 1,2 për qind në vitin 2009 dhe 0,8 për qind në vitin 2010.
Byroja pret rritje të papunësisë për këtë vit prej 5,5 për qind.
"Ndikimi i krizës ekonomike është më e madhe se sa që pritej", vlerësoi drejtori i CPB-së Koen Teulingsm, duke theksuar se problem kryesor është këmbimi ndërkombëtar, për shkak se tregtia ka pjesë të madhe në bruto prodhimin vendor të Holandës. Importi holandez në dhjetor është zvogëluar për 7,8 për qind dhe 11,3 për qind në nëntor, si pasojë e krizës globale.
CPB-ja javën e kaluar publikoi se ekonomia e Holandës hyri në recesion që në kuartalin e katërt të vitit 2008, duke shënuar rënie më të madhe nga fillimet e viteve të 80-ta të shekullit të kaluar prej 0,9 për qind, pas zvogëlimit prej 0,3 në kuartalin e tretë