E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Është provuar mosefektshmëria dhe josiguria e shurupeve te fëmijët. E njëjta gjë vlen edhe për preparatet me spërkatje. Para se t’i marrim në farmaci, duhet të drejtohemi te mjeku për ekzaminim të hollësishëm.
Tė vegjlit dhe shqetėsimi pėr kollėn





Sapo nis të dëgjohen shqetësimet e para në lidhje me kollën te të vegjlit, gjyshet vrapojnë për të zierë gjethet e dafinave apo për të na dhënë ndonjë çaj kamomil të ngrohtë. E në fakt, shpesh kolla e fortë të irriton fytin dhe nuk të lë të flesh. Nëse kjo u ndodh fëmijëve, prindërit shqetësohen, shkojnë menjëherë në farmaci dhe kërkojnë zgjidhjen më të lehtë: një shurup qetësues që të pushojë kollën dhe të rikthejë gjumin.

Ftohja dhe kolla janë shkaktarët më të shpeshtë që fëmijët, gjatë dimrit, marrin ilaçe. Pjesa më e madhe e këtyre mjekimeve, që përmbajnë lehtësues, janë kundër alergjive e nuk kanë etiketa. Një vit më parë, FDA-ja amerikane (“Food and Drug Administration”) nuk ishte dakord që fëmijët nën moshën 6 vjeç të përdornin këto preparate kundër kollës, por para pak ditësh, debati mbi këtë temë u hap sërish.

Në Shtetet e Bashkuara, shoqata “Consumer health-care products association” deklaroi se “dëshiron t’i rishikojë edhe një herë vullnetarisht etiketat e preparateve për kollën dhe ftohjen. Mbi ambalazhin e këtyre produkteve do të shkruhet se nuk duhet të përdoren nga fëmijë nën 4 vjeç”. Tani kemi bërë një hap përpara, thekson një pjesëtar i shoqatës CHPA, sepse mes ilaçeve të reklamuara të FDA-së në 2007-n, produktet e reja që tani e tutje do të kenë një tregues të qartë.

Por çdo të bëhet me ato preparate të cilat ndodhen në treg dhe që prodhuesit e tyre nuk dëshirojnë t’i tërheqin? “Iniciativa duket si një kompromis pa bazë shkencore. Këto ilaçe, efektshmëria e të cilave te moshat e vogla nuk është verifikuar kurrë, kanë pushtuar tregun. Është një biznes i madh, por i vështirë për të përcaktuar sasinë, sepse nuk kërkon recetë mjekësore, gjithashtu janë specialitete të patestuara te pacientët e vegjël”, thekson presidenti i Qendrës Kombëtare të Kërkimit për Gratë dhe Fëmijët.

Rasti i ilaçeve për kollën dhe ftohjen e fëmijëve u shfaq vitin e kaluar përtej oqeanit. Si proces kishte filluar kohë më parë. Sipas shenjave që i kanë mbërritur Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve të Atlantës, të cilët monitorojnë në SHBA ngjarjet e rrezikshme dhe vdekshmërinë e lidhur me ilaçet, nga viti 2004 deri në 2006-n ishin 1519 rastet e fëmijëve nën moshën 2-vjeçare që kishin përfunduar në spital për shqetësime respiratore ose probleme të tjera, për shkak të këtyre produkteve pa etiketa.

Gjatë asaj kohe, shoqata amerikane e konsumatorëve, “Public Citizen”, denoncoi 123 vdekje (nga viti 1969 deri në 2006-n), që lidheshin me përdorimin e ilaçeve të kollës dhe ftohjes. Ajo bëri një peticion që të zgjatej kundërkëshillimi deri në moshën 12-vjeçare. “Më 19 nëntor të 2007-s, komiteti konsultativ për ilaçet e fëmijëve pa recetën mjekësore të FDA-së, u prononcua në favor të përdorimit të produkteve për kollën dhe ftohjen te fëmijët nën moshën 6 vjeç, duke rihapur kështu debatin për t’i analizuar ilaçet e fëmijëve. Nga studimet e bëra është provuar se këto preparate të bëjnë dëm: sipas të dhënave të Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, më shumë se 7 mijë fëmijë nën moshën 12-vjeçare i drejtohen urgjencës për anomali të shkaktuara nga këto ilaçe. Por edhe pse janë të rrezikshme, mbeten ilaçet më të përdorura. Këtë e konfirmon një sondazh, ku pyetjes “A përdorni shurup për të lehtësuar kollën?”, i janë përgjigjur prindërit e 4200 fëmijëve dhe adoleshentëve.

Pra, para se t’u jepni fëmijëve një ilaç, duhet të lexoni gjithmonë manualin e përdorimit (ku përfshihen edhe efektet anësore) dhe të bëni kujdes karshi çdo ndjesie që iu krijohet. Një studim i bërë kohët e fundit ka treguar se pacientët nuk njohin 37% të efekteve anësore dhe në pjesën më të madhe të rasteve konsultohen me mjekun apo pediatrin e familjes.

Kudo është përhapur ideja që shurupet për fëmijët nuk janë të dëmshme, por studimet kanë treguar se ndodh e kundërta. Në dy vjet e gjysmë në Institutin e Shëndetit kanë ardhur 124 sinjalizime për bashkëveprime të kundërta, ku 65% e të cilave kanë qenë me probleme të mëdha, e pacientët e vegjël janë shtruar në spital. Në 10% të rasteve mjekët janë trembur për jetën e pacientëve të tyre. Këto shurupe duhen përdorur me rekomandimin e mjekut, sidomos në rastin e të sapolindurve dhe fëmijëve nën moshën 6-vjeçare.

Publikuar: 19.10.2010 | 08:53
Lexuar: 446 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime