Në stadiumin "Santiago Bernabeu" do të përballen mes tyre Reali i Madridit dhe Milani, dy skuadrat që e kanë fituar më tepër këtë trofe, 9 herë spanjollët dhe 7 herë italianët.
- Liga e Kampioneve, trofeu më i rëndësishëm i futbollit evropian për klube, do të ofrojë mbrëmjen e sotme kryesfidën e saj, teksa do të zhvillohen ndeshjet e treta në grupet E, F, G dhe H.
Në stadiumin "Santiago Bernabeu" do të përballen mes tyre Reali i Madridit dhe Milani, dy skuadrat që e kanë fituar më tepër këtë trofe, 9 herë spanjollët dhe 7 herë italianët.
16 trofe që premtojnë për një supersfidë, ku yje si Ibrahimoviç, Ronaldinjo dhe Pato do të përballen, me Ronaldon, Ozil dhe Higuain. Reali kryeson grupin G me 6 pikë pas 2 ndeshjesh, ndërsa Milani është i dyti me 4 pikë, aq sa Ajaksi që do të presë ne "Amsterdam Arena" francezët e Auxerre.
Në grupin E, kryesuesit gjermanë të Bajernit me 6 pikë do të presin në Bavari kampionët rumunë të CFR Cluj që kanë 3 pikë ne grup.
Ndërsa italianët e Romës do të kërkojnë të konfirmojnë momentin pozitiv që po kalojnë në kampionat, duke synuar fitoren ndaj kampionëve zviceranë të Baselit.
Në grupin F, kampionët anglezë të Çelsit, pasi kryesojnë grupin me 6 pikë, do të kërkojnë konfirmimin edhe në transfertën e vështirë të Rusisë, ndaj Spartakut të Moskës.
Ndërsa francezët e Olimpikut të Marsejës do të kërkojnë pikët e para në grup në ndeshjen e "Velodromit" ndaj kampionëve sllovake të Zilinës.
Në grupin H, Arsenali dhe Shaktari do të përballen në "Emirates", për të përcaktuar kryesuesen e grupit, pasi gjenden të dyja në kuotën e 6 pikëve pas dy takimeve. Ndërsa ne Portugali, Braga dhe Partizani i Beogradit do të sfidojnë njëra-tjetren për objektivin e vendit në Europa League.
- Ndeshjet e treta të Ligës së Kampioneve, grupet E,F,G,H
Grupi E
Roma - Basel
Bayern Mynih - CFR Cluj
Grupi F
Spartak Moskë - Çelsi
Marsejë - Zilina
Grupi G
Ajax Amsterdam - Auxerre
Real Madrid - Milan
Grupi H
Arsenal - Shaktar Donetsk
Braga - Partizan Beograd