E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjatë seancave plenare akademike, të drejtuara nga Senatorja Prof.Rita Levi Montolçini, fituese e çmimit Nobel për mjekësinë, u dorëzuan titulli "Ylli i Artë Akademik" disa personaliteteve nga fusha e jurisprudencës, kërkimit të riprodhimit njerëzor, studimeve universitare, botimeve, arteve, etj.
Zhani Ciko nderohet me ēmimin









Drejtori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Zhani Ciko, është nderuar nga Akademia Ndërkombëtare Imperialis me çmimin "Ylli i Artë Akademik".

Ciko është zgjedhur disa muaj më parë nga Këshilli i lartë Akademik si Anëtar dhe mbajtës i titullit "Akademik i madh Imperialis". Ai është i pari shqiptar që nderohet me këtë titull.

Akademia Ndërkombëtare Imperialis ka nisur prej disa ditësh festimet me rastin e 700-vjetorit të provincës së Francavilla Fontanës(Itali), ku ndodhet edhe selia e saj.

Gjatë seancave plenare akademike, të drejtuara nga Senatorja Prof.Rita Levi Montolçini, fituese e çmimit Nobel për mjekësinë, u dorëzuan titulli "Ylli i Artë Akademik" disa personaliteteve nga fusha e jurisprudencës, kërkimit të riprodhimit njerëzor, studimeve universitare, botimeve, arteve, etj.

Në ditët e para të kësaj veprimtarie u zhvilluan seanca kushtuar referimeve në fushën e studimeve mjekësore në specialitetet e Fiziopatologjisë dhe riprodhimit njerëzor, Pneumatologjisë, Gjinekologjisë, etj.

Akademia Ndërkombëtare Imperialis është një nga Akademitë më të vjetra evropiane, e themeluar në 1705.

Zhani Ciko, drejtori i TKOB që në vitin 2005, është dekoruar gjithashtu nga Presidenti i Shqipërisë me titullin "Mjeshtër i Madh"

Publikuar: 19.10.2010 | 06:07
Lexuar: 475 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime