Vendim të tillë miratoi Qeveria me ndryshime të Vendimit për fillim të procedurës për ndarje të koncesionit për kryerje të punëve për ndërtim, rikonstruim, mirëmbajtje, pagesë të taksës rrugore dhe shfrytëzim të një pjese të rrugëve shtetërore, informoi sot Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.
- Afati për zgjedhje të kandidatëve të aftë për pjesëmarrje në procedurën për koncesionim të një pjese të rrugëve në Maqedoni përgjatë Korridorit 8 është vazhduar për 30 ditë.
Vendim të tillë miratoi Qeveria me ndryshime të Vendimit për fillim të procedurës për ndarje të koncesionit për kryerje të punëve për ndërtim, rikonstruim, mirëmbajtje, pagesë të taksës rrugore dhe shfrytëzim të një pjese të rrugëve shtetërore, informoi sot Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.
Sipas Vendimit të ndryshuar, nga mesi i muajit të ardhshëm do të dihet se cilat kompani janë kualifikuar për fazën e dytë, me ç'rast do të ftohen të dërgojnë oferta zyrtare.
Komisioni pranë Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, i cili kryen evaluim të aftësisë së kompanive të interesuara të ekonomizojnë me rrugët e Maqedonisë të Korriforit 8, duhej të prononcohet më 16 tetor, gjegjësisht në fund të javës së kaluar.
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve nga mesi i nëntorit të vitit të kaluar publikoi thirrje publike për grumbullim të ofertave nga kompanitë e interesuara ose konzorciumet për dhënie nën koncesion të dy pakove veçmë të ndërtuara, por edhe të dy drejtimeve të reja rrugore sipas trasës së Korridorit 8, të ashtuquajtur Koncesion Lindor dhe Perëndimor gjegjësisht mbi 370 kilimetra rrugë.
Me koncesionin lindor me gjatësi të përgjithshme prej 177,5 kilometra ofrohen në koncesionim të drejtimeve rrugore: Kriva Pallankë-Romanovc, Koçan-Shtip, Milladinov-Shtip, Milladinoc-Shkup dhe qarkoren e Shkupit, me vlerë të përgjtihshme prej 434 milionë euro. Me koncesionin perëndimor me gjatësi prej 196 kilometra lëndë e koncesionit janë drejtimet Stenkovec-Bllacë, Gostivar-Qafëthanë, Trebenishtë-Ohër, Strugë-Podmolje dhe Gostivar-Tetovë-Shkup, në vlerë prej 558 milionë euro.
Sipas thirrjes publike, koncesionerët e ardhshëm do të kenë obligim t'i ndërtojnë (rindërtojnë) dhe rikonstruojnë drejtimet rrugore të parapara për të paktën tetë vite, ndëras pastaj me to do të ekonomizojnë 35 vite, por edhe njëkohësisht edhe t'i mirëmbajnë dhe të paguajnë taksë rrugore. Në thirrjen inicuese për paraqitje të interesimit për këtë intervenim infrastrukturor interesim fillestar paraqitën 48 kompani të huaja dhe vendore.