Prezantimi i cili fillon nga rajoni i Kërçovës dhe përfshin 17 komuna do të prezantohet para kryetarëve të komunave dhe personave në komuna kompetent për arsimin.
- Në suaza të programit "Integrimi i mbrojtjes së mjedisit jetësor në procesin edukativo-arsimor në Republikën e Maqedonisë", prej sot fillon seria e prezantimeve njëditore e programit në rajone.
Qëllimi është përmes institucioneve arsimore të rrënjoset hyrje e posaçme drejt mjedisit jetësor dhe nga një numër i temave të tjera të cilat janë aktuale në suaza botërore.
Prezantimi i cili fillon nga rajoni i Kërçovës dhe përfshin 17 komuna do të prezantohet para kryetarëve të komunave dhe personave në komuna kompetent për arsimin.
Pas nënshkrimit të memorandumit për mirëkuptim mes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim, programi "Nuk kemi planet rezervë" bartës të të cilit është shoqata e qytetarëve "OHO", hyri në fazën e re në programin "Integrimi për mbrojtjen e mjedisit jetësor në procesin edukativo-arsimor të Republikës së Maqedonisë".
Programin e zbaton Ministria e Arsimit, në bashkëpunim me Qendrën për arsim profesional dhe BNJVL, në me mbështetjen e shoqatës së qytetarëve "OHO", ndërsa do të përfshijë më shumë institucione arsimore në Maqedoni, duke filluar prej çerdheve e deri në shkollat e mesme.