E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Viti i ardhshëm do të jetë vit i veçantë për rrugët dhe prandaj kërkoj mirëkuptim nga institucionet. Deri më tani ndërtuam 7.000 kilometra, por 91 komuna në vend nuk lidhen me rrugë të asfaltuara, për të cilën gjë duhet të ndërtojmë edhe 2.000 kilometra", deklaroi Berisha.
Nė vitin 2011 Shqipėria do tė harxhojė gjysmė milionė dollarė pėr rrugė tė reja










- Infrastruktura rrugore do të jetë proriteti kryesor i Qeverisë shqiptare në buxhetin për vitin e ardhshëm, për ndërtimin e së cilës planifikohen të shpenzohen 500 milionë dollarë.

Duke e paralajmëruar këtë, kryeministri shqiptar Sali Berisha premton se asnjë komunë nuk do të mbetet e palidhur me akset rrugore kombëtare.

"Viti i ardhshëm do të jetë vit i veçantë për rrugët dhe prandaj kërkoj mirëkuptim nga institucionet. Deri më tani ndërtuam 7.000 kilometra, por 91 komuna në vend nuk lidhen me rrugë të asfaltuara, për të cilën gjë duhet të ndërtojmë edhe 2.000 kilometra", deklaroi Berisha.

Sipas tij, ky prioritet është shumë i drejtë, pasi që në këtë mënyrë shkurtohet largësia për madje 50 për qind nga e tanishmja.

Prioritet do të jetë edhe ndërtimi i tunelit Elbasan-Tiranë dhe përfundimi i autostradës nga Tirana deri tek vendkalimi kufitar "Bllato" në kufirin midis Shqipërisë dhe Maqedonisë në Dibër, e njohur si "Rruga e Arbërit".

Me ndërtimin, ky drejtim rrugor shkurtohet për 100 km dhe do të jetë 82 kilometra.

Publikuar: 19.10.2010 | 18:02
Lexuar: 609 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime