Mediat kanë raportuar se Llazo S. ka patur lidhje dashurore me Suzana V. e punësuar në restorantin e tij "Pak"
- Pasdite rreth orës 15 e 45 minuta në oborrin e tij të shtëpisë në rrugën "Vlladimir Komarov"2 në Shkup Llazo S. (54) me të shtëna nga pistoleta e ka vrarë Suzana V. (44) nga fshati Agino, Kumanovë, e punësuar në restorantin e tij "Pak" i locuar në bulevarin "Jane Sandanski", pas çka ka kryer vetvrasje.
Mediat kanë raportuar se Llazo S. ka patur lidhje dashurore me Suzana V. e punësuar në restorantin e tij "Pak"
Siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, Llazo S.,me armë zjarri i ka shkaktuar plagë edhe J.V. (62), nënës së viktimës. J.V. është dërguar dhe mbajtur në Qendrën urgjente në Shkup.
Ekipi e SPB-së Shkup edhe më tej kryen ekspertizë në vendin e ngjarjes, pas çka pritet ndriçim i tërësishëm i rastit.