E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lucy Herrera, motra e minatorit që u shpëtua i gjashtëmbëdhjeti, thotë se shpreson të mos e shohë më kurrë këtë cep të botës. Ajo mezi pret që të kalojë pak kohë në shoqërinë e vëllait të saj të vogël.
Turni i ferrit prej 70 ditėsh










Të afërmit e minatorëve që u nxorrën nga nëntoka janë zhvendosur në spitalin e qytetit aty pranë, Copiapo, ku po vizitohen nga mjekët.

Qirinjtë që ata mbajtën ndezur para fotografive të të afërmve të tyre, tashmë janë të shuar.

Dhe pa fshirjen e vazhdueshme, fotografitë dhe parullat janë mbuluar shpejt nga pluhuri i shkretëtirës Atakama.

Pakkë ka për ta marrë malli për këtë vend të shkretë, që ndodhet vetëm 30 minuta larg me makinë nga qyteti më i afërt.

Lucy Herrera, motra e minatorit që u shpëtua i gjashtëmbëdhjeti, thotë se shpreson të mos e shohë më kurrë këtë cep të botës.

Ajo mezi pret që të kalojë pak kohë në shoqërinë e vëllait të saj të vogël.

Por, shton ajo, do të donte që këtë ta bënte larg prej këndej.
Momente nga arritja e kapsulles ne minieren e bllokuar

Mësimet e jetës

Shumica e burrave që u ngujuan nëntokë nga rënia e shkëmbit në 5 gusht, vijnë nga familje minatorësh.

Por Danieli 27 vjeçar, nuk është njëri prej tyre. Ai nuk ishte madje as minator, por një shofer që i qëlloi të punonte në minierë atë ditë.

Kështu që të afërmit e tij duan që të kthehen në qytetin e tyre, Marchigue.

Atje, tezet, hallat e xhaxhallarët e tij e kanë kaluar gjithë kohën gjatë së cilës ai ishte nën toke, duke ndërtuar një shtesë në shtëpinë e nënës së tij, e cila do të jetë streha e tij e re kur të kthehet.

E ëma, Alicia, thotë se nuk e ka idenë se çfarë pllakash e orendish kanë zgjedhur.

Ajo nuk ia kishte lejuar vetes të mendonte më larg sesa momenti i shpëtimit të të birit.

Tani, për herë të parë pas 70 ditëve, ajo mund të mendojë sërish për gjëra të zakonshme, por thotë se gjatë dy muajve të shkuar, ka nxjerrë mësime me vlerë.

Dhe nipi i saj Cristian, mendon të njëtën gjë.

"Ne në këtë botë shqetësohemi më shumë se ç'duhet për gjëra të parëndësishme," thotë ai.

"Ndoshta është koha që të gjithë të fillojmë të përqendrohemi tek gjërat më të qenësishme dhe këta dy muaj kanë demonstruar se të gjithë janë të rëndësishëm".

Lutje
Familjaret duke pritur shpetimin e minatoreve

Bashkëshorti i Lilian Ramirez, Mario Gomez, i shpëtuari i nëntë, ka qenë për 30 vjet minator.

Ajo nuk është aspak e bindur se edhe pas asaj që ndodhi, ai do të bintet që të qëndrojë mbitokë.

Në njërën prej letrave që i shkroi kur ishte nëntokë, ajo i tha të shoqit se duhej të hiqte dorë nga puna në minierë nëse donte që martesa e tyre të shkonte mirë.

Pas shpëtimit, një nga pyetjet e para që gazetarët i bënë, ishte nëse bashkëshorti e kishte pranuar kushtin që i kishte vënë.

Ajo tha se nuk kishin diskutuar për këtë çështje kur Mario doli nga kapsula.

"Unë mbeta pa gojë në minutat e para," thotë ajo. "Pastaj i thashë se e doja".

Po a ka frikë ajo se mos i shoqi kthehet në minierë? Ajo thotë se kjo nuk është diçka që ajo mundet t'ia diktojë.

"Por po them këtë: ai më detyrohet".

"Një dru të mirë"

Dhe Maria Segovia ka diçka të prerë për t'i thënë të vëllait.

"Do t'i jap një dru të mirë" thotë motra Dario Segovia-s.

Ajo thotë se ai ishte ankuar për sigurinë në minierë që para se të binte shkëmbi.

"Ai tha se mina po qante dhe prapseprapë u fut nëntokë. Ky është budallallëk," tha ajo.

"Ndoshta e gjithë kjo do të na mësojë që të mos rendim pas parave, por të jemi modestë dhe të ruajmë familjen dhe miqtë".

Maria nuk e harron që Dario nuk duhej të qe në punë atë ditë kur ra shkëmbi.
Familjaret duke pritur shpetimin e minatoreve

Atij iu ofrua që të bënte një turn shtesë dhe të paguhej dyfish dhe e pranoi ofertën me qëllim që të fitonte ca para më shumë për të hapur dyqanin me zarzavate që e kishte ëndërr.

Por Maria, ndryshe nga shumë të afërm të tjerë, nuk do që Kampi i Shpresës të braktiset.

Ajo do që famijet të mblidhen këtu në ditë të shënuara për të përkujtuar atë që ndodhi dhe për të ndarë mësimet që kanë nxjerrë.

Lucy Herrera thotë se mësimet që kanë marrë në kamp do t'i bartin me vete kudo që të jenë.

"Vëllai im e tha me një fjali kur doli nga kapsula," thotë ajo.

Danieli tha: "Mos u shqetësoni për mua, ky turn imi mbaroi më në fund, por po nis një turn i ri".(bbc)
Familjaret duke pritur shpetimin e minatoreve
Tuneli neper te cilin u shpetuan minatoret
Mediat boterore duke ndjekur live shpetimin e minatoreve
Shpetimi i minatoreve
Shpetimi i minatoreve

Publikuar: 20.10.2010 | 10:58
Lexuar: 722 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime