Fotosesioni më i ri i realizuar për një revistë në Kosovë, risjell këngëtaren në një version akoma më të nxehtë.
Jehona Sopin jemi mësuar gjithmonë ta shohim elegante dhe të veshur. Është ndër të paktat këngëtare që preferon ekstravagancën edhe pse bukuria e saj kërkon një gjë të tillë. Veshja glamuroze nëpër klipe dhe paraqitje televizive akoma më shumë ka shtuar kureshtjen e publikut sesi do dukej ndryshe kjo femër.
Gjatë gjithë kësaj periudhe, sa po qëndron në estradë, Jehona ka realizuar shumë pak sete me fotografi, ose të ato të pakta që i ka realizuar nuk janë shpërndarë sa duhet që të shihen linjat dhe simpatia që gëzon ajo.