Sallahi, 16-vjeçar, që aktivizohet te të rinjtë e skuadrës austriake Kapfenberg, do të udhëtojë në Gjermani për të siguruar një kontratë. Ai pritet të stërvitë edhe me skuadrën e parë të Bayernit.
Talenti shqiptar, Ylli Sallahi, është ftuar për prova te skuadra e madhe gjermane, Bayern Muenchen, njoftojnë mediumet austriake të martën.
Sallahi, 16-vjeçar, që aktivizohet te të rinjtë e skuadrës austriake Kapfenberg, do të udhëtojë në Gjermani për të siguruar një kontratë. Ai pritet të stërvitë edhe me skuadrën e parë të Bayernit.
Trajneri i Kapfenbergut, Werner Gregoritsch, e ka sugjeruar talentin që të qëndrojë në Austri.
"Unë e kisha sugjeruar atë që të qëndrojë dhe të zhvillohet tutje te ne. Ne kemi treguar se dimë të kujdesemi për talentet tanë", ka thënë Gregoritsch.