E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjashtëdhjetë nëpunës shtetëror do të trajnohen gjatë kursit të parë dhe gjithsej 350 nëpunës shtetëror do të trajnohen nga nëntori i këtij viti deri në nëntor të vitit 2011.
Misioni i OSBE-sė nė Shkup trajnon nėpunės shtetėror lidhur me reformėn e administratės publike



Nëpunës shtetëror të sapo-punësuar nga institucionet shtetërore do të trajnohen për çështje të përfaqësimit të barabartë dhe reformat në administratën publike si pjesë e projektit të përkrahur nga OSBE që filloi sot në Shkup.

Trajnimet do të kryen nga Misioni i OSBE-së në Shkup në bashkëpunim me Sekretariatin për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Gjashtëdhjetë nëpunës shtetëror do të trajnohen gjatë kursit të parë dhe gjithsej 350 nëpunës shtetëror do të trajnohen nga nëntori i këtij viti deri në nëntor të vitit 2011.

Me këtë rast, sot u nënshkrua memorandum mirëkuptimi ndërmjet Shefit të Misionit të OSBE-së në Shkup, Ambasadorit Jose Luis Herrero dhe Zëvendëskryeministri për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Abdulaqim Ademi.

"Misioni vëzhgues i OSBE-së në Shkup i ka dhënë ndihmë të vazhdueshme Sekretariatit për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit për çështjet që lidhen me përfaqësimin e barabartë. Është e rëndësishme të trajnohen nëpunës shtetëror në të gjitha aspektet e aktiviteteve të administratës publike, duke i inkurajuar ata që të fokusohen në kapacitetet e njerëzve,” tha Herrero.

Zëvendëskryeministri Ademi shtoi: "Na vjen mirë që bashkëpunojmë me Misionin e OSBE-së në trajnimin e nëpunësve shtetëror për zhvillimin e aftësive të tyre në fushën e reformës së administratës publike, të cilat do të ndihmojnë dhe lehtësojnë punën e tyre në të ardhmen."

Publikuar: 20.10.2010 | 17:25
Lexuar: 627 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime