E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

I pyetur se a mund të inkuadrohet si ndërmjetësues në zgjidhjen e kësaj çështje, ish njeriu i parë i NATO-s thotë se nuk mund ta bëjë këtë,edhe pse, siç thekson në intervistë, ka vërtet ndjenja tepër pozitive për shtetin të cilin e ka ndihmuar t'i shmanget luftës civile para pothuajse dhjetë viteve.
Robertson: Mbajtja e Maqedonisė jashtė NATO-s ėshtė destabilizuese pėr Ballkanin Perėndimor







Të mbahet Maqedonia jashtë NATO-s është humbje e kotë e progresit të cilin e arriti shteti - dhe paraqet ndikim destabilizues të Ballkanit Perëndimor më gjerësisht, vlerëson ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s Xhorxh Robertson.

Ai, siç thotë në intervistë për MTV-ne është i bindur se pasi që Maqedonia i ka plotësuar standardet të cilat janë të nevojshme për anëtarësimin e NATO-s, duhet të jetë pjesë e Aleancës. Maqedonia, shton ai, mundet me të vërtetë të kontribuojë për sigurinë e Ballkanit, ndërsa përjashtimi nga NATO mund të ketë efekt të kundërt.

"Gjithmonë kam qenë kritik ndaj atyre që janë përgjegjës për veton ndaj Maqedonisë. Nuk është e drejtë dhe nuk është e arsyeshme t'i mohoen dobitë, por edhe obligimet një shteti të cilat dalin nga anëtarësimi në NATO, për shkak të asaj se emri i atij vendi i shkakton vështirësi një anëtari të Aleancës. Unë vërtet dua ta shoh Maqedoninë në NATO, posaçërisht pas gjithë përpjekjeve dhe punës të bërë nga liderët e saj që të arrihen ndryshimet e nevojshme", thotë në intervistë Robertson.

Megjithatë, ai konsideron se Maqedonia, duhet të bëjë përpjekje që ta zgjidhë kontestin me Greqinë dhe të hapë perspektivën e saj.

"Liderët e Maqedonisë duhet të kërkojnë kompromis për emrin e shtetit. Me një kompromis të vogël, Maqedonia do të bëjë hap të madh drejt ardhmërisë. Për atë se a do shfrytëzohet emri FYROM apo ndonjë variant tjetër, duhet të ketë perspektivë më të gjerë. E ardhmja e Maqedonisë në NATO dhe në BE është më e rëndësishme se detaji, se emri, se historia. Konsideroj se duhet të ketë negociata urgjente rreth dakordimit të emrit të shtetit tuaj. Është koha që liderët e Maqedonisë dhe të Greqisë bashkarisht ta zgjidhin këtë problem", thotë Robertson dhe shton se duhet t'i lejohet Maqedonisë ta zgjedhë emrin e saj, por ajo duhet të jetë fleksibile në këtë çështje.

I pyetur se a mund të inkuadrohet si ndërmjetësues në zgjidhjen e kësaj çështje, ish njeriu i parë i NATO-s thotë se nuk mund ta bëjë këtë,edhe pse, siç thekson në intervistë, ka vërtet ndjenja tepër pozitive për shtetin të cilin e ka ndihmuar t'i shmanget luftës civile para pothuajse dhjetë viteve.

"Besoj se qytetarët e Maqedonisë janë kursyer nga gjakderdhja dhe mizoria që një luftë civile i mbart me vete duke falë mençurisë dhe kujdesit të liderëve të saj. Vetëm kjo është e mjaftueshme që t'i bëjë të mendohen kritikët. Erdhi koha të tejkalohet qorrsokaku. Erdhi koha për vendim", rekomandon Xhorxh Robertson.

Publikuar: 21.10.2010 | 10:42
Lexuar: 428 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime