Për Fylen edhe përkundër komplikimeve të caktuara Kroacia ndodhet në "rrethin e fundit para objektivit" dhe nëse arrin që t'i plotësojë kushtet negociatat për hyrje në Union mund të pritet që të përfundojnë vitin e ardhshëm. Komisari evropian konsideron se edhe procesi për hyrjen e Islandës në Union do të shkojë shpejt.
- Në rastin me Maqedoninë edhe më tej vazhdojnë që të zbatohen rekomandimet e Komisionit Evropian, se ky vend kandidiat është i gatshëm që të fillojë hapjen e negociatave për hyrje në Bashkimin Evropian. E vetmja pengesë është zgjidhja e emrit të vendit dhe kur kjo çështje të zgjidhet, negociatat për anëtarësim në BE do të fillojnë shumë shpejt, deklaroi eurokomisari për zgjerim Shtefan Fyle në intervistën për gazetën çeke "Lidove novini".
Siç bëri të ditur korrespondenti i MIA-s nga Praga, ai nuk mendon se BE-ja i ka ndryshuar dhe përforcuar rregullat për hyrje në Union, por se nga vitit 2006 për hyrje në Union kërkohet që kandidati të jetë me të vërtetë i përgatitur. Fyle shtoi se kusht për hyrje në BE është edhe i ashtuquajturi "kapaciteti i absorbimit", respektivisht para hyrjes në BE nga vendi kandidiat nevojitet pajtueshmëri nga të gjithë anëtaret e Unionit.
"Komisioni dhe vendet-anëtare, tani kanë mundësi më të madhe që ta mbikëqyrin cilësinë e procesti për hyrje në komunitetin evropian. Ne gjithashtu kemi kapitull të ri i cili ka të bëjë me të drejat themelore dhe liritë në gjyqësi dhe kjo këtu nuk mund të përdoret mekanikisht, por verifikohet nëse me të vërtetë janë krijuar kushte ligjore dhe teknike dhe si funksionon kjo. Këtë tani e zgjidhim me Kroacinë", thekson komisari evropian.
Për Fylen edhe përkundër komplikimeve të caktuara Kroacia ndodhet në "rrethin e fundit para objektivit" dhe nëse arrin që t'i plotësojë kushtet negociatat për hyrje në Union mund të pritet që të përfundojnë vitin e ardhshëm. Komisari evropian konsideron se edhe procesi për hyrjen e Islandës në Union do të shkojë shpejt.
"Rruga e Turqisë në BE kalon përmes testit për një besim reciprok. Nëse të gjithë në Union kemi rënë dakord se me Turqinë do të fillojmë negociata për hyrje atëherë nuk duhet që të ndryshojmë rregulllat gjatë lojës. Nga ana tjetër edhe qytetarët e Turqisë me reforma të brendshme duhet të tregojnë se me të vërtetë dëshirojnë që të hyjnë në Union", shtoi Fyle.