Reshjet e mëdha të dëborës sot kanë bllokuar thuajse të gjitha asket rrugore në Malësinë e Sharrit. Bora e sotme si duket është konfirmim i paralajmërimeve se në ditët në vijim na presin temperatura jashtëzakonisht të ulëta.
Reshjet e mëdha të dëborës sot kanë bllokuar thuajse të gjitha asket rrugore në Malësinë e Sharrit. Bora e sotme si duket është konfirmim i paralajmërimeve se në ditët në vijim na presin temperatura jashtëzakonisht të ulëta.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, gjatë fundjavës, sidomos të dielën temperatura pritet të bie në 15 gradë nën zero.
Edhe pse për qytetarët ky nuk është ndonjë lajm i mirë, për pronarët e hoteleve në Kodër të Diellit dhe turistët që janë të pasionuar pas sporteve dimërore, kjo është festë e madhe.
Sot nuk mundë të lavdërohemi por dje ishte një ditë e mirë dhe me diell. Por sot pak na shërbeu edhe bora që bie. Ky është sinjal i mirë se do kemi borë për ditët e në vijim, tha një skiator në Kodrën e Diellit.
Sot koha është shumë e mirë për skijim. Bora na mundëson të rrëshqasim më mirë, dhe shpresoj se kështu do të jetë edhe nesër, u shpreh një skiator tjetër.
Temperaturat e ulëta që pritet të vazhdojnë edhe gjatë vikendit, të premten, të shtunën dhe të dielën, nuk bëjnë aspak pengesë për realizimin e manifestimeve që pritet të mbahen në Kodrën e Diellit, sic janë universiada dhe Kupa e Sharrit.
Pavarësisht që skiatorët dhe pronarët e hoteleve i gëzohen shumë kësaj dite, të reshurat e mëdha shkaktuan shumë pengesa nëpër akset rrugore në Malësi të Sharrit. Madje, gjatë ditës Lidhja Auto Moto e Maqedonisë, ndaloi qarkullimin për kamionët në aksin rrugorë Strazhë Mavrovë.
Sidoqoftë, sipas sinpotikëve, bora që sot ka mbuluar Sharrin, së shpejti pritet të bjerë edhe nëpër qytete.
Bashkim Sulejmani