E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Fondacioni DAAD, nga Republika Federale e Gjermanisë, në amfiteatrin e Rektoratit të USHT-së, në prani të një numri të konsiderueshëm të studentëve dhe mësimdhënësve, i prezantoi Programet e bursave që i ofron DAAD.
Nė USHT u prezantuan bursat nga Fondacioni DAAD dhe Bundestagu gjerman









Gjatë dy ditëve të kaluara, në Universitetin Shtetëror të Tetovës u bë prezantimi i bursave për studentët dhe stafin akademik, të cilat jepen nga ana e Fondacionit gjerman DAAD, si dhe nga Bundestagu gjerman, të cilat studentëve të huaj u mundësojnë që pjesën praktike ta kryejnë në Parlamentin e Republikës Federale të Gjermanisë (Bundestag).

Në USHT u prezantuan bursat nga Fondacioni DAAD dhe Bundestagu gjerman

Fondacioni DAAD, nga Republika Federale e Gjermanisë, në amfiteatrin e Rektoratit të USHT-së, në prani të një numri të konsiderueshëm të studentëve dhe mësimdhënësve, i prezantoi Programet e bursave që i ofron DAAD. Zonja Petra Cagalj Sejdi, theksoi se Fondacioni DAAD mundëson bursa të ndryshme për studentë në studimet e magjistraturës dhe doktorantë, si dhe për qëndrime studimore dhe hulumtuese të profesorëve. Ky fondacion, po ashtu ofron bursa edhe për programet e mobilitetit për studentët, si dhe kurse verore për studentët e studimeve deridiplomike.
Në USHT u prezantuan bursat nga Fondacioni DAAD dhe Bundestagu gjerman

Të nesërmen, po në amfiteatrin e Rektoratit të USHT-së, një delegacion i Bundestagut gjerman, i kryesuar nga deputetja Ute Kumpf, e prezantoi programin e Bundestagut të Gjermanisë, për bursa për studentët e mbarë ndërkombëtarë, të cilët dëshirojnë ta realizojnë punën praktike në Bundestagun gjerman.
Sipas deputetes gjermane, Ute Kumpf, qëllimi i këtyre bursave është promovimi i marrëdhënieve në mes shtetit gjerman dhe shteteve pjesëmarrëse, përforcimi i vlerave demokratike dhe tolerancës, promovimi i mirëkuptimit dhe diversitetit kulturor, si dhe sigurimi i bashkekzistencës paqësore në botë.
Në USHT u prezantuan bursat nga Fondacioni DAAD dhe Bundestagu gjerman

Prezantimet e bursave, nga institucionet gjermane, zgjuan interesim të konsiderueshëm në mesin e studentëve dhe mësimdhënësve, jo vetëm të Programit studimor Gjuhë dhe Letërsi Gjermane, por edhe studentët e programeve të tjera studimore në kuadër të Universitetit Shtetëror të Tetovës.




Publikuar: 21.10.2010 | 08:25
Lexuar: 659 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime