E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Unë pata fatin që të arrijë në cak dhe ky është sukses i madh” tha pas kthimit nga Stambolli maratonisti Adem Selmani i cili shtegun e gjatë 42 km e 195 metra e ka vrapuar për 3 orë e 18 minuta që është një kohë solide
Mori pjesė nė maratonėn e Stambollit “Maratona Euro-Azia 2010”
Maratonisti Adem Selmani i vetmi garues nga Maqedonia








Maratonisti tetovar 43 vjeçar Adem Selmani ishte garuesi i vetëm nga Maqedonia i cili ka marrë pjesë në maratonë e madhe ndërkombëtare që është mbajtur ne Stamboll të Turqisë me moton “Maratona Euro-Azia 2010” ku kanë vrapuar mbi 220 mijë garues nga e gjithë bota. “Është nder i madh që të marrish pjesë në këtë maratonë ndër më të mëdha në botë. Kanë marrë pjesë mbi 220 mijë garues nga e gjithë bota. Fitues kanë dalë dy maratonistë Kenian dhe një nga Etiopia . Unë pata fatin që të arrijë në cak dhe ky është sukses i madh” tha pas kthimit nga Stambolli maratonisti Adem Selmani i cili shtegun e gjatë 42 km e 195 metra e ka vrapuar për 3 orë e 18 minuta që është një kohë solide.
Maratona “Euro-Azia 2010” është ndër tre maratona më të mëdha në botë por vetmja e cila i lidhë dy kontinente Evropën dhe Azinë . Për të gjithë garuesit të cilët kanë arritur në cak ka ndarë medalje dhe diploma.
Adem Selmani pas kthimit nga Turqia menjëherë ka filluar përgatitjet për maratonë e radhës që do të mbahet në Podgoricë të Malit Zi në fund të këtij muaji

Publikuar: 21.10.2010 | 09:44
Lexuar: 519 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime