Faza e parë, sipas tij do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri Peshevski, ndërsa përfshin vizitën e 150 kompanive dhe duhet të përfundojë deri në fund të tetorit.
- Qeveria filloi projekt për vizitë në kompanitë nga ana e përfaqësuesve zyrtarë të cilët do t'i notojnë problemet dhe vërejtjet me të cilat ballafaqohen, ndërsa më pas do të shqyrtojë dhe sjell masa adekuate për përmirësimin e mangësive nga të cilat do të ankohen pronarët, njoftoi sot kryeministri Nikolla Gruevski.
"Unë si kryeministër në fillim të shtatorit fillova një aktivitet për takim me katër deri pesë biznesmenë çdo javë. Së bashku me zëvendëskryeministrin e obliguar për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski, u bëjmë thirrje dhe flasim për gjendjet në firmat e tyre, ndërsa përkohësisht bëjmë edhe vizitë të shohim se si zhvillohen punët në terren dhe të grumbullojmë sa më shumë informacione të cilat do t'i shfrytëzojmë për masat e mëtutjeshme për përmirësimin e gjendjeve në ekonomi", deklaroi Grueveski pas vizitës së Çimentores USJE.
Faza e parë, sipas tij do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri Peshevski, ndërsa përfshin vizitën e 150 kompanive dhe duhet të përfundojë deri në fund të tetorit. Grupi i dytë i kryesuar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski do të vizitojë 40 fabrika të cilat ballafaqohen me probleme të karakterit pronësoro-juridik do t'i notojnë problemet dhe pastaj do të bëhet analizë e hollësishme nëse në këtë pjesë mund të ndihmohet diçka.
Në takimin me ekipin e menaxherëve të fabrikës USJE, Gruevski u njoftua me punën e kompanisë, me ç'rast është konstatuar se në krahasim me shtetet përreth, Maqedonia mirë e kaloi krizën në pjesën e sektorit ndërtimor dhe të gjithë asaj që lidhet me çimenton.
"Punët po zhvillohen në një drejtim relativisht të mirë dhe është inkurajues fakti se në disa muajt e fundit ka lëvizje që jep shpresë se në periudhën e ardhshme do të kemi përmirësim shtesë të gjendjeve", theksoi kryeministri.
Ai shprehu bindjen se periudha e ardhshme është mundësi e mirë që Maqedonia të ketë përmirësim nga kriza ekonomike botërore, gjegjësisht dalje nga ajo.
"Kjo nuk varet vetëm prej nesh dhe nga masat të cilat Qeveria do t'i ndërmarrë. Në masë të madhe varet edhe nga ngjarjet në planin global në botë, e veçanërisht lëvizja e ekonomisë në Evropë pasi që ekonomia jonë në tërësi lidhet me ekonominë e BE-së. Megjithatë ne nuk mund të qëndrojmë me duar kryq dhe të presim të përmirësohet ekonomia në Evropë. Ne edhe në të kaluarën, edhe tani si dhe në të ardhmen do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje maksimale për përmirësimin e gjendjeve", potencoi kryetari i Qeverisë.
Shteti, siç theksoi, e kaloi krizën duke shmangur shumë punë që pjesa më e madhe e vendeve nuk arritën t'i shmangen.
Kryeministri theksoi se është kthyer gjendja me rezervat devizore që është garancë për stabilitetin e punës.