Hap miqësor nga ana e Qeverisë së Maqedonisë, vlerëson Sliska, është heqja e njëanshme e vizave këtë verë për qytetarët rusë në periudhën e pushimeve.
- Maqedonia ka çka t'u ofrojë investitorëve rusë, theksoi zëvendës-kryetarja e Dumës ruse Lubov Sliska, e cila mori pjesë në seminarin ROS-ROT në Shkup.
Ajo thotë se posaçërisht interesante janë industria turistike dhe farmaceutike. Sipas saj, Ohri, i cili është margaritar i Maqedonisë, mund t'u konkurrojë qendrave zvirerane dhe atyre malazeze. Në këtë kontekst, pala e Maqedonisë duhet të tërheq investitorë rusë për zhvillim të infrastrukturës turistike.
Hap miqësor nga ana e Qeverisë së Maqedonisë, vlerëson Sliska, është heqja e njëanshme e vizave këtë verë për qytetarët rusë në periudhën e pushimeve.
"Synimi i madh i Maqedonisë që të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s nuk i lejon udhëheqësisë së Maqedonisë objektivisht t'i përcaktojë prioritetet ekonomike", thotë zëvendës-kryetarja e Dumës ruse në deklaratën për agjencinë ITAR-TASS.