Bijat e Kosovës e nuset e Tetovës në mënyrë solemne shënuan ditën e Pavarësisë. Një ditë e shënuar që mblodhi në një vend edhe gra që përfaqësojnë parti politike të nryshme që veprojnë në qytet. Një inciviativë e këshillit organizativ tuboi në një vend gra nga vende të ndryshme të Kosovës që janë të martuara e jetojnë e veprojnë në Tetovë.
Dita e Pavarësisë shënohet edhe në Tetovë
Bijat e Kosovës e nuset e Tetovës në mënyrë solemne shënuan ditën e Pavarësisë. Një ditë e shënuar që mblodhi në një vend edhe gra që përfaqësojnë parti politike të nryshme që veprojnë në qytet. Një inciviativë e këshillit organizativ tuboi në një vend gra nga vende të ndryshme të Kosovës që janë të martuara e jetojnë e veprojnë në Tetovë.
Ishte një ide fisnike që të mblidhemi sëbashku në një vend që të kremtojmë këtë ditë të shënaur të kombit shqiptar, ditë që u bënë shumë sakrifica, u derdh gjak që gjeneratat e reja të gëzojnë shetin e Kosovës-theksoi Vjollca Qamili anëtarë e Këshillit organizativ. Njëherit u recituan edhe vargje të zgjedhura të poetëve shqiptar kushtuar lirisë e popullit shqiptar dhe pasditja u begatua edhe me një program zbavitës dhe një koktej rasti.
Një meritë e madhe është edhe për biznismenët tetovar të cilat ofruan mjete finansiare që kjo ditë të jetë më e shënuar edhe në Tetovë në kërë formë argëtuese-tha Elenora Bexheti, pronare e Hotel Lirakut, ku edhe u shënua ky aktivitet.
Të pranishme ishin gra tetovare që janë aktive në jetën politike të qytetit nga partitë e ndryshme shqiptare, ishte motiv I shënimit të pavarësisë që të tubojë edhe gratë e qytetit në një vend në prag të fushatës elektorale.
Sadije Aliti