Ambasadori Braun dhe kryetari Osmani biseduan për çështje të interesit të përbashkët me çka ambasadori Braun informoi për mundësinë e aplikimit në fonde çeke për zhvillim si dhe ato evropiane. Po ashtu ambasadori Braun ofroi ndihmë teknike në plotësimin e aplikacioneve të mundshme.
Ambasadori i republikës Çeke në Maqedoni, z. Jozef Braun i shoqëruar nga atasheu Milan Fischer u takua me kryetarin e komunës prof.dr. Rufi Osmani.
Ambasadori Braun dhe kryetari Osmani biseduan për çështje të interesit të përbashkët me çka ambasadori Braun informoi për mundësinë e aplikimit në fonde çeke për zhvillim si dhe ato evropiane. Po ashtu ambasadori Braun ofroi ndihmë teknike në plotësimin e aplikacioneve të mundshme.
Kryetari Osmani me këtë rast i vëri theks të veçantë përimirësimit të kushteve në objektet shkollore me çka informoi se komuna është e interesuar për investime infrastrukturore në arsim.
Mes tjerash u përmend edhe mundësia e binjakëzimit me një nga komunat Çeke me qëllim këmbimin e përvojave nga fusha e politikave reforumese të suksesshme.
Të dy palët diskutuan edhe për çështje aktuale politike si çështja e emrit, regjistrimi i popullsisë, aktualiteti politik dhe proceset eurointegruese.
Kjo është hera e dytë që ambasadori Braun takon kryetarin e komunës së Gostivarit, takimi i parë u bë në Janar të këtij viti.