E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Ky plan aksional, në të ardhmen do të shërbejë si plan për ndërmarrjen e iniciativave, masave dhe aktiviteteve për të ofruar mundësi të barabarta për personat me aftësi të kufizuara në komunën e Gostivarit”, theksoi Elvat Muharemi, kryetar i Shoqatës “Shpresa” e cila është bartëse e projektit.
Komuna e Gostivarit do tė hartojė PAL pėr personat me aftėsi tė kufizuar










Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Shoqatën e invalidëve “Shpresa” nga Shkupi dhe me përkrahjen e organizatave joqeveritare në Gostivar, filloi me trajnimet për krijimin e Planin aksional lokal (PAL) për personat me aftësi të kufizuar.

“Ky plan aksional, në të ardhmen do të shërbejë si plan për ndërmarrjen e iniciativave, masave dhe aktiviteteve për të ofruar mundësi të barabarta për personat me aftësi të kufizuara në komunën e Gostivarit”, theksoi Elvat Muharemi, kryetar i Shoqatës “Shpresa” e cila është bartëse e projektit.

Në trajnimin dyditor, i cili mbahet në mjediset e komunës së Gostivarit marrin pjesë përfaqësues të OJQ-ve nga Gostivari me përvojë në dhënien e shërbimeve personave me nevoja speciale, defektologë, sociologë dhe përfaqësues të Komunës.

Nga radhët e tyre do të formohet një grup punues i cili do të punojë në krijimin e PAL për personat me aftësi të kufizuar. Plani i hartuar do të prezantohet në debate publike dhe do të shqyrtohet. I njëjti do të duhet miratohet nga ana e Këshillit komunal, me çka qëndrimet e theksuar në të, bëhen obligative për komunën.

Gjithashtu, Komuna e Gostivarit dhe Shoqata “Shpresa” nënshkruan edhe Memorandum për bashkëpunim ndërmjet pushtetit lokal dhe OJQ-ve për ofrim të shërbimeve më cilësore për personat me aftësi të kufizuara.

Publikuar: 21.10.2010 | 20:05
Lexuar: 573 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime