Përkundër parashikimeve të rritjes ekonomike, FMN-ja megjithatë paralajmëron se shumë ekonomi në Evropën Lindore mund të ballafaqohen me sfidat e mëdha në përpjekjet që ta vazhdojnë rimëkëmbjen e tyre ekonomike, e cila në masë të madhe do të varet edhe nga situatat në zonën e euros, e cila është tregu kryesor për eksport të vendeve nga ky rajon.
- Qeveritë e vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore duhet menjëherë të ndërmarrin masa për zvogëlimin e deficiteve të tyre buxhetore ose në të kundërtën do të ballafaqohen me kriza financiare të ngjashme me atë që e ka goditur Greqinë dhe do të shkaktojnë dëme të mëdha në sistemet e tyre edhe ashtu të dobëta bankare, paralajmëroi sot Fondi monetar ndërkombëtar (FMN).
Në raportin e tij gjysmëvjetor për perspektivat ekonomike të vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore, FMN-ja parashikon se ekonomia në këtë rajon gjatë vitit 2010 do të përforcohet për 3,9 për qind, pasi vitin e kaluar ajo ka shënuar rënie prej gjashtë për qind. Për vitin e ardhshëm 2011, Fondi parashikon rritje ekonomike në këtë pjesë të Evropës për 3,8 për qind.
Përkundër parashikimeve të rritjes ekonomike, FMN-ja megjithatë paralajmëron se shumë ekonomi në Evropën Lindore mund të ballafaqohen me sfidat e mëdha në përpjekjet që ta vazhdojnë rimëkëmbjen e tyre ekonomike, e cila në masë të madhe do të varet edhe nga situatat në zonën e euros, e cila është tregu kryesor për eksport të vendeve nga ky rajon.
Për vendet në Evropën Qendrore dhe Lindore, FMN-ja për këtë vit parashikon zvogëlim të deficitit buxhetor prej gjashtë për qind vitin e kaluar në 5,2 për qind nga bruto prodhimi i vendit, ndërsa në vitin 2011 ai në mënyrë plotësuese do të zvogëlohet për 4,2 për qind nga BPV.
Sektoret financiare posaçërisht do të mund të goditen në vendet, ku bankat një pjesë të madhe të pronës së tyre e posedojnë në formë të letrave me vlerë, siç është rasti me Shqipërinë, Hungarinë, Poloninë dhe Turqinë. Nëse vlera e letrave me vlerë shënon rënie, do të goditen posaçërisht proceset e kapitalizimit të bankave, që do të mund të sjell deri në ndërprerje të pagesës së kredive bankare, paralajmëron FMN-ja.
Fondi në raportin e tij gjysmëvjetor për perspektivat ekonomike të Evropës Qendrore dhe Lindore, u rekomandon vendeve nga Evropa Lindore më shumë të orientohen në eksport të prodhimeve të tyre sesa rritjen e tyre ta bazojnë në nxitjen e harxhimit në vend.