E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ishte një prej vendeve më popullore për argëtim të mirë gjatë kësaj kohe dhe shënoi një lloj “epoke të artë” të jetës së klubeve në Londër. Është mbyllur më 1981, pas marrjes së licencave për lojërat e fatit.
Pas 30 viteve, rihapet “Playboy Club” nė Londėr




Hugh Hefner ka paralajmëruar se vitin e ardhshëm do të hapë “Playboy Club-in” e ri, 30 vjet pas mbylljes së një klubi të tillë në Londër. Klubi i ri do të hapet në lokacionin londinez Mayfair, brenda të cilit do jetë restoranti, bari dhe kazinoja.

“Kur kemi hapur për herë të parë Playboy Club-in në Londër, kjo ishte një prej periudhave më të preferuara në historinë e markës. Tani, kur Playboy është popullor si kurrë më parë, jam i gëzuar që do të kthehemi në Londër”, ka deklaruar Hugh Hefner.

Klubi londinez, i cili ishte i hapur në të 60-at, ka tërhequr yje të shumtë si Jack Nicholson, Sir Michael Caine dhe George Best. Ishte një prej vendeve më popullore për argëtim të mirë gjatë kësaj kohe dhe shënoi një lloj “epoke të artë” të jetës së klubeve në Londër.

Është mbyllur më 1981, pas marrjes së licencave për lojërat e fatit. Tani në klubin e ri, kamerieret do të jenë si lepurushet e Playboy dhe kamerierët e koktejit, që, siç vlerëson Hefner, do të tërheqin edhe një pjesë të mirë të klienteles së vjetër.

Publikuar: 22.10.2010 | 09:54
Lexuar: 831 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime