Ministri i Mjedisit të Jetësës dhe Planifikimit Hapësinor Nexhati Jakupi, sot dhe nesër do të qëndrojë në Athinë, me ftesë të ministres së Mjedisit të Jetesës, Energjisë dhe Ndryshimeve klimatike të Republikës së Greqisë, Tina Birbili.

Siç kumtoi Ministria e Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor, qëllimi i vizitës është pjesëmarrja në panelet ministrore në kuadër të Iniciativës së Mesdheut për ndryshimet klimatike dhe Forumin për investitorë për zhvillim të gjelbër, ku ministri Jakupi do të mbajë edhe fjalim.
Iniciativa e Mesdheut për ndryshimet klimatike është menduar si platformë politike e vendeve në rajon për ndërmarrjen e aktiviteteve të koordinuara dhe të përbashkëta në drejtim të uljes së ndjeshmërisë së rajonit kundrejt ndryshimeve klimatike, për zvogëlimin e emisioneve të gazrave të qelqtë në atmosferë dhe për krijimin e mekanizmave inovative financiare me vëllim më të madh.
Në konferencë, ministri Jakupi në emër të Qeverisë të Republikë së Maqedonisë do të nënshkruajë Deklaratën e përbashkët për formimin e Iniciativës Mesdhetare për ndryshimet klimatike.